.
[titra shqip] How To Train Your Dragon [2010] [UniVerseHub]
Posted by UniVerseHub | | Category:
titra shqip
|
Në ishullin e Berk, i cili është i rrethuar nga dragoj që sulmojnë delet, Hiccup, i cili është adoleshenti më i vogël i ishullit, punon si nxënës i një fakrëtari. Hiccup i shpjegon shikuesit se ai është një Viking i vogël, që nuk ka forcën dhe fuqinë e shokëve të tij Viking, dhe në shumë raste nuk merret në konsideratë nga njerëzit e tij. Ai gjithashtu shpjegon se si anëtarët e fisit te tij festojnë vrasjet e dragojve dhe se ai dëshiron shumë të bëhet një nga ata. I ati, i cili nuk dëshiron që i biri të lëndohet shpesh herë mundohet që ta mbajë larg këtyre anëve të dhunshme të fisit të tyre.
Gjatë një sulmi, Hiccup godet një dragua të quajtur Night Fury me një armë të cilën ai e kishte krijuar vetë, por askush nuk e beson. Duke u përpjekur për të gjetur prova, Hiccup shkon në pyll dhe gjen dragoin e plagosur. Ai e kërcënon se do ta vrasë në rast se nuk shkon me të te fshatarët e tjerë, por nuk ja arrin qëllimit. Në të kundërt, ai e liron dragoin i cili ngrihet në fluturim por ngec në një kanion aty pranë..
Stoick e rekruton Hiccup në një stërvitje dragojsh, me të rinjtë e fshatit fqinj dhe largohet me një grup kërkuesish për të gjetur cerdhen e dragoit, në mënyrë që ti shfarrosin dhe të mbarojnë luftën. Pasi i’u tha se dragojtë janë të egër dhe gjithmonë “vrasin”, Hiccup rikthehet në pyll, duke pyetur veten se pse Furia e Natës nuk bëri të njëjtën gjë. Night Fury vazhdon të jetë në kanion me një pjesë të bishtit që i mungon si pasojë e përplasjes më parë. Hiccup vendos të krijojë shoqëri me dragoin, të cilin ai e quan Toothless dhe ndërton një bisht artificial që dragoi të mund të fluturojë sërish. Duke e ndihmuar Toothless-in sërish, Hiccup merr vlerësimin e dragoit në shenjë mirënjohjeje. Duke qenë në dijeni të sekreteve të dragojve, Hiccup është i aftë të ecë përpara në dyluftimin me dragojtë. Shokët e tij e kanë zili, dhe në vecanti Astrid bëhet shumë xheloz për këtë gjë. Hiccup i jepet një libër nga Gobber që përmban informacion për shumë specie të ndryshme dragojsh që sulmojnë fshatin dhe ai shumë shpejt kupton se shumë informacione aty janë gabim.
Stoick dhe ushtria e tij rikthehen të rraskapitur, nga kërkimi i cerdhes. Sidoqoftë ai kënaqet shumë kur Gobber dhe të tjerët fillojnë ta përgëzojnë për rritjen e Hiccup, si një luftëtar i përkryer. Në mënyrë që të afrohet me të birin, Stoick e nderon Hiccup me një helmete të bërë nga gjysma e parzmores së të ëmës.
Kur Hiccup fiton të drejtën për të vrarë dragoj si ritual diplomimi, ai vendos të largohet nga Berk me Toothless në mënyrë që të mund të shmang një akt të tillë. Astrid e ndjek deri te streha e tij dhe zbulon miqësinë e Hiccup me dragoin. Ajo tenton të vrapojë për në fshat, por Hiccup dhe Toothless arrijnë ta ndalojnë dhe ta vendosin në majën e një peme ku ajo nuk ka mundësi të lirohet. Hiccup tenton ti japi një shpjegim dhe e merr për një shëtitje në fluturim. Gjatë xhiros së tyre ata zbulojnë një tufë dragojsh që mbartnin me vete ushqim për ta derguar te nje dragua më i madh, i qili në film quhet Red Death. Red Death është një dragua parazit që kërcënon të tjerët se do ti ha në qoftë se nuk i sjellin ushqim. Pasi largohen, Astrid kerkon ti tregojë fshatit se ku ndodhet cerdhja, por Hiccup, për të mbrojtur Toothless kundërshton. Astrid pranon të rrijë e qetë për atë natë.
Ditën tjetër, gjatë diplomimit të Hiccup, ai hedh poshtë armën e tij dhe tenton ti tregojë të gjithëve se dragojtë nuk janë aq të këqinj sa duken. Stoick bërtet që dyluftimi të ndalojë përpara se Hiccup të vazhdojë, dhe dragoi i shqetësuar i quajtur Monstrous Nightmare, sulmon Hiccup. Toothless dëgjon Hiccup të bërtasë dhe nxiton ta shpëtojë. Shumë shpejt ai mposht Monstrous Nightmare, Vikingët e dërguar për ta kapur dhe së fundmi Stoick. Ai hap gojën për të vrarë drejtuesin e fisit, por në sekondën e fundit Hiccup bërtet “Jo!”. Toothless tërhiqet dhe menjëherë zbutet dhe bindet, por menjëherë mbërthehet nga Vikingët. Stoick përballet me Hiccup, i mërzitur që mori vesh për shoqërinë e të birit me një dragua. Hiccup pa dashje i tregon se ai ka qenë të cerdhja, dhe Stoick vendos të përdorë Toothless për ti drejtuar atje, duke mos përfillur paralajmërimet e të birit për rreziqet e cerdhes.
Vikingët nisen në lundrim me Toothless, duke e lënë Hiccup me Astrid. Ai kupton se e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur në qoftë se ai do ta kishte vrarë Toothless, por gjithashtu zbulon se ai u tregua zemërgjerë kundrejt Toothless, jo nga dobësia por për keqardhje. I frymëzuar, Hiccup vendos të përdorë dragojtë që përdoreshin nga Vikingët për trajnimet e dyluftimeve me dragoj, për të fluturuar te cerdhja në mënyrë që të ndihmojë fisin e tij. Astrid mbledh shokët e klasës Tuffnut, Ruffnut, Fishlegs dhe Snotlout për ndihmë, dhe të gjithë shalojnë dragojtë dhe nisen pas Vikingëve.
Ndërkohë që Vikingët arrijnë te cerdhja, të gjithë dragojtë largohen nga ishulli dhe gjiganti Red Death i vë flakën të gjitha varkave, duke përfshirë edhe atë ku Toothless është i mbërthyer. Hiccup me të tjerët arrijnë, dhe ndërsa ai shkon të shpëtojë Toothless të tjerët mundohen ti tërheqin vëmendjen Red Death. Ndërsa varka po fundosej, Hiccup përpiqet të lirojë Toothless-in e mbërthyer por për pak fundoset. Stoick arrin ti shpëtojë të dy si të birin ashtu edhe Toothless. Përpara se Hiccup të ngjitet mbi Toothless për të luftuar me Red Death, Stoick i kërkon falje dhe i thotë se është krenar që e quan Hiccup, djalin e tij.
Gjatë luftimit në ajër, Red Death dhe Toothless përballen me njëri tjetrin. Red Death djeg krahun protezë të Toothless, por Hiccup ja arrin që ta bëjë Toothless ti vërë flakën nga brenda Red Death. Më pas Red Death përplaset në tokë, duke shkaktuar një shpërthim. Hiccup humb ndjenjat dhe bie në vendin ku ndodhi shpërthimi ndërsa Toothless hidhet ta shpëtojë. Stoick kërkon nëpër mbëturina për të birin, por gjen vetëm Toothless. Në fillim të gjithë mendojnë se Hiccup humbi jetën si pasojë e shpërthimit por Toothless tregon se ai e ka shpëtuar duke e mbështjellë me krahët e tij.
Hiccup zgjohet në shtëpinë e tij pas disa ditësh, për të gjetur Toothless aty pranë në anë të tij. Ndërsa po ngrihet nga krevati vëren se ka humbur këmbën e tij të majtë nga shpërthimi, dhe është zëvendësuar nga një këmbë protezë e krijuar nga Gobber. Jashtë ai shikon se Vikingët i kanë ftuar dragojtë të jetojnë me ta në fshat. Hiccup mirëpritet si hero dhe merr një puthje pasionante nga Astrid. Pasi Hiccup mërr një krah protezë tjetër për Toothless, Hiccup dhe Astrid garojnë me dragojtë e tyre drejt fshatit të ri dhe të riformuar Berk, që nënkupton një fillim të ri për të dy botët.
Rreth filmit:
Skenari fillestar ngjasonte shumë me novelën me të njëjtin emër por janë kryer disa ndryshime nga skenarist – regjizorët Chris Sanders dhe Dean Deblois. Në libër, dragoi i Hiccup, Toothles është shumë i vogël për të qenë një dragua ndërsa në film ai është një gjigand që quhet Night Fury (Furia e Natës), një dragua shumë i rrallë, sa që shërben si mënyrë transporti për Hiccup dhe Astrid në të njëjtën kohë.
Drejtuesit e filmit punësuan kinematografin Roger Deakins, që njihet për bashkpunimet e tij me vllezërit Coen, si një konsulent vizual për të ndihmua me ndricimin dhe për ti dhënë filmit një ndjënj më të gjallë aksioni.
Kritika:
Filmi ka marrë më tepër vlerësime se kritika. Robert Ebert i The Chicago Sun-Times e vlerësoi me 3 nga 4 yje duke shkruar se: “Ka një ndarje perfekte ndërmjet aksionit të luftës në ajër ndërmjet dragojve dhe zhvillimit të një karakteri. Gjithashtu është i shkëlqyer, i kënaqshëm, dhe ka një energji të madhe.”
Claudia Puig e USA Today e vlerësoi me 3.5 nga 4 yje duke shkruar: “Eshte nje aventurë e mbushur me aksion dhe me një animim 3-D dehës. Një komedi e zgjuar me një dialog të mprehtë.”
Owen Gleiberman i Entertainment Weekly e vlerësoi me notën A. Ai deklaroi se: How To Train Your Dragon të gjallëron në një mënyrë tradicionale por kjo ndjenjë krijohet dhe nga efektet 3-D që të lënë pa frymë.
Box Office:
How To Train Your Dragon arriti majat kur në fundjavën e hapjes arkëtoi 43.3 milionë. Kjo u quajt si zhgënjim duke e krahasuar me filmat e mëparshëm të DreamËorks. Gjithsesi filmi mban vendin e 4-rt për arkëtimet më të mëdhaja në fundjavën e hapjes pas Toy Story 3 me 110,307,189 $, Shrek Forever After me 70,838,207 $ dhe Despicable Me me 56,397,125 $.
Filmi arkëtoi 217,581,231 $ në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, dhe 264,627,399 $ në vendet e tjera për një total prej 482,208,630 $. How To Train Your Dragon mban rekordin si filmi me të ardhura më të mëdha për DreamWorks.
Regjia | Chris Sanders, Dean DeBlois |
Aktorë | Jay Baruchel, Gerard Butler, Christopher Mintz-Plasse, Jonah Hill, America Ferrera, Craig Ferguson |
Zhanri | Aventurë, Komedi, Fantazi, Animacion |
Minutazhi | 98 min |
Kompania | Paramount Pictures |
..për më shumë informacion për këtë film: http://www.imdb.com/title/tt0892769/
Për të shkarkuar titrat shqip të këtij filmi DVDSCR XviD ViSiON dhe për versionin PrisM
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
.
0 comments: