.
Remy është një nga njerëzit Repo të kompanisë, i cili si partner ka shokun e tij të fëmijërisë Jake. Remy gjithashtu konsiderohet si punonjësi më i zotë, megjithëse puna e tij shpesh herë i krijon probleme me bashkëshorten, që e sheh atë punë si të neveritshme. Pasi ajo e lë Remy-n kur Jake kryen procesin e rimarrjes së një organi përpara shtëpisë së tyre, Remy vendos të merret me shitje duke e lënë Jake tw zhgënjyer.
Si punë të fundit, Remy dërgohet në rezidencën e një producenti muzike, punën e të cilit ai e admiron. Pasi e lejon për një farë kohe sa të ketë mundesi të mbarojë një këngë, Remy përgatitet për ti rimarrë zemrën. Gjatë procesit të ndalimit të zemrës artificiale ndodh një difekt dhe një ngarkesë e madhe elektrike shkarkohet në trupin e Remy, ku si pasojë ai bie në koma. Pasi zgjohet, ai informohet nga kolegët e tij Jake dhe Frank, që ngarkesa elektrike e ka dëmtuar seriozisht zemrën e tij. Atij do ti vendoset një zemër artificiale ose në të kundërt do të vdesë. Megjithëse përpiqet të arratiset nga spitali, në fund ai pranon ta kryej këtë procedurë.
Remy i kthehet sërish punës por e ka të pamundur të vazhdojë, sepse tashmë ai është i njëjtë me njerëzit të cilëve i rimerr organet. Ai vendos të kalojë përsëri te shitjet, por shumë shpejt e gjen veten duke i vonuar pagesat. Jake e con Remy-n në periferi ku shumë njerëz, duke mos pasur mundësi te kryejnë pagesat janë mbledhur për tu fshehur nga njerëzit Repo. Pasi lihet vetëm nga Jake, Remy është përsëri i pafuqishëm të kryejë procesin e rimarrjes së organeve dhe i bie të fikët.
Pasi zgjohet ndeshet me Beth, me të cilën ishte njohur në një local në të cilin ajo këndonte. Ai zbulon se ajo ka disa organe të kompanisë dhe ka kohë që është vonë me pagesat, por gjithashtu ka dhe një varësi ndaj drogës. Pas një tentative të dështuar për të pastruar të dhënat e saj ai fshin të gjitha provat e ekzistencës së vet dhe të Beth dhe së bashku largohen nga periferia.
Cifti vazhdon jetën në harmoni deri kur një njeri Repo vjen për të rimarrë zemrën e tij. Pas një dyluftimi të shkurtër ai godet me makinen e shkrimit njeriun Repo dhe arrin të shpëtojë veten dhe Beth-in. Ai arrin të futet vjedhurazi serish në zyrat e kompanisë dhe tenton të detyrojë Frank të pastrojë të dhënat e tij, thjesht për të vërtetuar se të gjitha të dhënat mund të fshihen vetëm nga zyrat qëndrore të kompanisë.
Remy dhe Beth tentojnë të largohen jashtë shtetit por ndalohen nga sigurimi i aeroportit kur zbulohet se gjuri I Beth kishte probleme si pasojë e dyluftimit të mëparshëm. Pasi kanë arritur të futen në aeroport ato fillojnë të luftojnë sërisht me sigurimin e aeroportit dhe disa njerëz Repo. Remi është në gjëndje ti neutralizojë të gjithë njerëzit Repo por më pas ndeshet me Jake, të cilit së fundmi i është caktuar si detyrë cështja e Remy-t. Cifti drejtohet tek një doktor në tregun e zi, ku gjuri i Beth zëvendësohet. Pas procedurës ata ndalohen nga Jake, i cili i kishte gjurmuar. Një dyluftim i ashpër fillon pasi Remy kupton se ishte Jake ai qe kishte shkaktuar shkarkesën elektrike për të dëmtuar zemrën e tij, duke menduar se do ishte e vetmja mënyrë që Remy të vazhdonte punën si rimarrës organesh dhe të dy të kishin mundësi të ngriheshin në detyrë. Dyluftimi vazhdon por është Jake ai që del fitues pasi godet në kokë Remy-n dhe e shëmb në tokë pa ndjenja.
Remy zgjohet dhe nxiton të shkojë në një vënd të sigurtë, pas një kontrolli nga njerëzit repo të komapnisë. Të dy arrijë të kalojnë natën, por Remy pendohet pasi sheh trupat e viktimave të kompanisë. Ai vendos të shkatërrojë kompaninë dhe të fshijë të gjitha të dhënat e veta dhe të Beth-it. Pasi ja tregon gjithë historinë të birit pas një takimi të shkurtër në tren, cifti drejtohet drejt zyrave qëndrore të kompanisë, duke shpresuar të fshijnë emrat e vet nga sistemi. Pas disa dylftimeve ata ja dalin të arrijnë para një dere ngjyre rozë, e cila është zyra ku mbahen te gjitha bazat e të dhënave. Ata arrijnë të futen brenda përpara se Jake dhe Frank të vinë aty. Aty zbulojnë se e vetmja mënyrë për tu fshirë nga sistemi ishte duke kaluar organet para një skaneri, keshtu qe detyrohen të hapin trupat e tyre për të shpëtuar.
Jake dhe Frank ja dalin të futen brenda në zyrë, dhe shikojnë Remy-n i cili po tenton me të gjitha mënyrat për të risjellë në jetë Beth-in, e cila ka ndaluar së marri frymë pas procesit. Jake e pyet nqs ja vlejti gjithë ky mundim dhe dhimbje që ai kaloi. Frank nxjerr një armë për të ekzekutuar Remy-n por Jake nuk e lejon duke e goditur për vdekje me thikë. Të dy së bashku risjellin në jetë Beth-in dhe vendosin dy eksplozivë në serverin kryesor. Shpërthimi shkatërron gjithcka dhe si rrjedhojë fshin nga sistemi të gjithë ata që ishin debitorë ndaj kompanisë.
Më pas, Remy është në një ishull tropikal, dukë shijuar lirinë më Beth dhe Jake. Remy kthehet të shikojë Jake, por sheh imazhin ti dridhet dhe dëgjon zëra të cuditshëm. Zbulohet që në të vërtetë Remy kishte pësuar dëmtimë seriozë në tru nga goditja që i kishte dhënë Jake më parë. Jake pa kurrfarë pendimi kishte paguar llogarinë e Remy-t dhe i kishte vendosur një system neuronesh, duke e lejuar që të kalonte të gjithë jetën e tij në një ëndërr. Kjo e bën gjithë pjesën e dytë të filmit të jetë thjesht një fantazi e Remy-t.
Rreth filmit
Në 2003, skenaristët Eric Garcia dhe Garett Lerner filluan bashkëpunimin me Miguel Sapochnik për një skenar të bazuar në novelën e shkruar nga Garcia: Repossession Mambo, e cila u publikua ne 31 mars 2009.
Në qershor 2007, Universal Pictures caktoi aktorët Jude Laë dhe Forest Whitaker në film. Prodhimi filloi në shtator 2007. Caktimi i aktorëve u bë nga Mindy Marin, drejtor artistic ishte Dan Yarhi, dekorimi i set-it të xhirimit nga Clive Thomasson, dhe dizenjatori i kostumeve nga Caroline Harris. Filmimet u xhiruan në Toronto, dhe zonën The Greater Toronto në Ontario.
Koreografia e dyluftimeve
Koreografia e dyluftimeve u bë nga Hiro Koda dhe Jeff Imada. Forest Whitaker ka qënë për një kohë të gjatë student i Filipino Martial Arts nën mbikqyrjen e Dan Inosanto.
Kritika
Janë parë ngjashmëri ndërmjet Repo Men dhe Repo! The Genetic Opera. Regjizori i Repo! The Genetic Opera, Darren Lynn Bousman ka pranuar haptazi pakënaqësinë e tij për ngjashmërinë e Repo Men me filmin e tij. Ai deklaroi se filmi i tij ju propozua fillimisht Universal Studios, por nuk u pëlqye natyra muzikore e filmit. Repo! The Genetic Opera, më pas u pranua nga Lion’s Gate films.
Box office
Filmi në fundjavën e premierës arkëtoi 6,126,170 dollarë amerikanë, në 2,521 kinema me një mesatare prej 2,430 dollarësh për cdo kinema.
Regjia | Scott Stuber |
Aktorë | Jude Law, Forest Whitaker, Liev Schreiber, Alice Braga, Carice van Houten, Chandler Canterbury |
Zhanri | Aksion, Thriller, Fantashkencë |
Minutazhi | 111 min |
Kompania | Universal Pictures |
Për të shkarkuar filmin dhe titrat shqip:
Hotfile...
http://hotfile.com/dl/69266031/e5ad90b/Repo.Men_2010__Unrated.Edition_DvDrip-aXXo.part1.rar.html
http://hotfile.com/dl/69266836/68d4143/Repo.Men_2010__Unrated.Edition_DvDrip-aXXo.part2.rar.html
http://hotfile.com/dl/69267594/e7e35d8/Repo.Men_2010__Unrated.Edition_DvDrip-aXXo.part3.rar.html
http://hotfile.com/dl/69268435/6a2b67c/Repo.Men_2010__Unrated.Edition_DvDrip-aXXo.part4.rar.html
http://hotfile.com/dl/69268946/7ba47e1/Repo.Men_2010__Unrated.Edition_DvDrip-aXXo.part5.rar.html
Depositfile...
http://depositfiles.com/files/upmdoxzsa
Megaupload...
http://www.megaupload.com/?d=ASJ4VSZ6
Për të shkarkuar titrat shqip:
Megaupload...
http://www.megaupload.com/?d=GI5XU7SS
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
.
0 comments: