Titra Shqip nga UniVerseHub
.

[titra shqip] Case 39 [2009] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |




Emily, punonjëse sociale, është caktuar të hetojë mbi familjen e vogëlushes së vogël Lillith Sullivan, pasi notat e saj në shkollë kishin rënë ndjeshëm dhe një ngërç midis prindërve ishte prezent.

Emily dyshonte se mbi vogëlushen e vogël abuzonin prindërit e saj dhe propozoi që vogëlushja të merrej ën kujdesin e shërbimit social. Kjo gjë u vërtetua kur prindërit e vogëlushes tentuan ta vrisnin atë.

Lillith u dërgua në një shtëpi për fëmijë dhe Emily filloi të kujdesej personalisht për vogëlushen. Bordi i shërbimit social vendosi që ajo ta merrte nën kujdes vogëlushen deri në momentin që do të shfaqej një familje adobtuese për të, ndërsa prindërit e saj u mbyllën në një institut për të sëmurë mendorë.

Jo shumë pasi Lillith shkoi të jetonte me Emily, gjëra të çuditshme po i ndodhnin asaj në shtëpi dhe në punë.
Një tjetër çështje për Emily shfaqet. Një djalë kishte vrarë prindërit e tij një mëngjes të zakonshëm. Dedektivi Barron i tha punonjëses sociale se një telefonatë ishte bërë në shtëpinë e djaloshit dhe dyshohej të ishte bërë nga shtëpia e saj.

Emily vendos ti bëjë një test vogëlushes nga i dashuri i saj, që punonte si psikiatër, Douglas. Gjatë pyetësorit, Lillith arrin ta kthejë pyetësorin kundër Douglas.

Në mbrëmje dikush telefonon Douglas e më pas ai tenton vetvrasje në banjo.
Duke u frikësuar prej sjelljes së Lillith, Emily shkon të takojë prindëriot e vogëlushes të cilët i thonë se ajo është djalli vetë e që ushqehet me mirësinë e njerëzve. E vetmja mënyrë për ta ndaluar është ta vrasë dhe e vetmja mënyrë për ta vrarë është që ta vinte në gjum.

Pas largimit të saj, prindërit gjënden të vrarë në rrethana misterioze.
Barron mendon se Emily ka nevojë për ndihmë mjekësore, por bindet për vërtetësinë e fjalëve të saj kur merr nëj telefonatë nga cel i Emily, të cilin e përdori Lillith. I armatosur i shkon në ndihmë Emily por Lillithe bën të qëllojë veten, duke i shfaqur imazh sikur sulmohet nga qentë.

Ndërsa Emily i jep një çaj vogëlushes me disa pika qetësuesi që të flerë, nxiton ti vërë flakën shtëpisë duke e lënë vogëlushen brënda. Zjarrëfikësit mbërrijnë dhe ajo shokohet kur sheh se Lillith shfaqet pranë saj. Policia i shoqëron për të fjetur diku përkohësisht. Përgjatë rrugës Emily bën manovra shpetësie dhe të rrezikshme për ta trëmbur vogëlushen. Më pas ajo vendos të mbysë makinën bashkë me vogëlushen. E ndërsa makina mbytet sëbashku me të dyja brënda, Emily mundohet të shpëtojë, por Lillith e kap nga këmba deri sa më në fund e lëshon, duke u fundosur sëbashku me makinën.

Emily ia del mban të shpëtojë jetën dhe të shpëtojë njëherë e mirë nga vogëlushja Lillith.

Produksion
Në 31 tetor 2006, një zjarr u ndëz në sheshxhirmin e filmit në Vankuver. Asnjë nga stafi nuk gjëndej aty dhe asnjë nuk u lëndua, por studiot dhe sheshxhirimi u dëmtuan.

Rreth filmit
Filmi caktoi shumë data për shfaqjen e filmit që nga fillimi i xhirimeve në vitin 2006. planet fillestare ishin ta promovonin filmin në 8 shkurt 2008 pastaj u ndryshua për në 22 shkurt 2008, më pas 22 gusht 2008, e më pas 10 prill 2009. Filmi përfundoi në 1 janar 2010.
Rrjedhimisht edhe shfaqja e filmit në kinema ndryshoi shumë data që në Australi e deri në Angli.

Box Oficce
Filmi shfaqi premierën në Zelandën e Re, me një fundjavë që arriti të ardhura shumë të ulta nga komentet negative, rreth 35,000 $, dhe 332,956 dollarë kanadez në total, në mbi 19 kinema.

Regjia Christian Alvart
Aktorë Renée Zellweger, Jodelle Ferland, Ian McShane, Kerry O'Malley, Callum Keith Rennie, Bradley Cooper
Zhanri Horror
Minutazhi 115 min
Kompania Paramount Pictures

Për më shumë informacion për këtë film: http://www.imdb.com/title/tt0795351/

Për të shkarkuar titrat shqip:
http://www.multiupload.com/I1B8IPRR1F

0 comments:


Leave a Reply

.