Titra Shqip nga UniVerseHub
.

Inception [2010] [titra shqip] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |



INCEPTION
Dom Cobb së bashku me Arthur, janë në një mision ekstraktimi, brenda mendjes së një biznesmeni të fuqishëm Saito: një formë e spiunazhit të korporatave përmes ëndrrave. Ekstraktuesit futen në mendjen e objektivave të tyre, me arkitektë që ndërtojnë botën përeth, kur të gjithë janë duke fjetur, duke qenë të lidhur me një paisje administrimi qetësuese. Cobb mban gjithmonë me vete një tjerrë që mblidhet dhe zgjidhet, e cila i jep mundësi të kuptojë respektivisht nqs është zgjuar ose duke ëndërruar. Misioni anulohet kur Saito kupton që po mbikqyr skuadrën në kryerjen e aktit të fillimit: përdorimin e ëndrrave për të ngulitur një ide.

Objektivi është Robert Fischer, i biri i rivalit të përhershëm të Saitos, Maurice Fischer, të sëmurur së fundmi. Qëllimi është të bindin Fischer të shkatërrojë të gjithë perandorinë e të atit. Cobb rektuton Eames, një farkëtar që mund të ndryshojë pamjen përgjatë ëndrrave, Yusuf, një kimist i specializuar për qetësuesit, dhe Ariadne, një student që Ai dhe Arthur e kanë trajnuar si arkitektin e ri të tyre. Duke qenë se plani përfshin ëndrra të shumta dhe qetësues të fortë, vdekja nuk do e zgjojë objektivin si një person normal, por në një gjëndje të përgjumur, ku mendja e tyre do të jetë e fiksuar për një kohë të gjatë. Mendja e Cobb përndiqet nga fantazma e gruas së ti të vdekur Mal, e cila sabotoi misionin e tij, dhe ai i rrëfen Ariadne që ka shpenzuar dekada të tëra në gjendje të përgjumur me të, ndërkohë që ndërtonin një botë së bashku. Pasi u zgjuan Mal vazhdonte të mendonte që ata po ëndërronin dhe kreu vetëvrasje, duke tentuar ta bindte Cobb ti bashkangjitej asaj, dhe më pas të fajësoj për vdekjen e saj. Cobb refuzoi dhe u detyrua të largohej nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me fëmijët për të shmangur akuzat e tjera për vrasjen. Në këmbim të kthimit për një mision, Saito premton ti heqë të gjitha akuzat dhe ta bashkojë me fëmijët.

Kur i moshuari Fischer vdes në Sydney, Saito dhe skuadra ndajnë udhëtimin me Robert Fischer dhe e drogojnë atë. Duke e marrë me vete ata futen në ëndrrat e Yusuf, dhe e rrëmbejnë atë. Megjithatë ata sulmohen nga ndërgjegjia e tij dhe Saito plagoset rëndë. Eames shndërrohet në Peter Broëning, kumbari i Fischer, për të nxjerrë informacione nga ai. Më pas ata bien të flenë në një furgon, në një ëndërr të dytë, në një hotel, ku e bindin Fischer se rrëmbimi në ëndrrën e parë ishte ideuar nga Broëning, dhe që ai duhej tani të futej në mendjen e kumbarit të tij, për të kuptuar motivet. Në fakt ata futen më thellë në ndërgjegjen e Fischer , nga Eames, të vendosur në një kështjellë në mes të një mali mbuluar nga dëbora, në të cilën Fischer duhet të penetrojë në mënyrë që të zbulojë idetë e vendosura. Për të zgjuar dhe mbrojtur skuadrën perfekte, një anëtar rri zgjuar gjithmonë në një nivel më mbrapa. Yusuf duke ngarë furgonin në një urë, Arthur duke përplasur një ashensor që brenda ka trupat dhe Eames me eksplozivë në kështjellën në mal.

Mal shfaqet dhe vret Fischer, i cili bie në një gjëndje të përgjumur. Ariadne dhe Cobb e ndjekin atë dhe përballen me Mal. Mal përpiqet ta bindë Cobb të rrijë në gjëndjen e përgjumur duke i vënë në pikëpyetje realitetin, në bazë të ngjarjeve që kishin ndodhur gjatë kohës që ai kishte qenë zgjuar. Cobb tregon se kishte qenë ai që kishte future idenë e zgjimit në mendjen e Mal, dhe në mënyre indirekte fajësoi veten për vetëvrasjen e saj. Ajo e sulmon por Ariadne e qëllon. Cobb qëndron në gjendjen e përgjumur për të lokalizuar Saito, i cili ndërkohë vdiq nga plagët e marra në nivelin e parë dhe gjithashtu bie në gjendjen e përgjumur. Ndërsa Fischer dhe Ariadne rikthehen në kështjellën në mal ku ai arrin në përfundimin se i ati donte që ai të vazhdonte perandorinë e tij. Cobb arrin të gjejë një Saito të plakur, e bind që janë në një ëndërr, dhe më pas zgjohet në avion ku i gjen të gjithë shëndoshë e mirë. Saito, i cili zgjohet pasi kishte vrarë veten, i lavdëron për mënyrën se si e kishin administruar cdo gjë. Cobb rikthehet së fundmi në Shtetet e Bashkuara te familja e tij. Cobb përdor tjerrën e tij për të testuar realitetin, por mbledhja i tërheq vëmendjen, ndërsa zgjidhja e tjerrës vërehet.


Rreth filmit
Incepion u zhvillua së pari nga Christopher Nolan, bazuar në nocionin e “eksplorimit të ideve të njerëzve gjatë kohës që janë duke ëndërruar, duke hyrë në ëndrrat e tyre. Kjo gjë të jep fuqinë për të hyrë në ndërgjegjen e dikujt. Por cfarë do të ndodhte në qoftë se abuzohej me këtë gjë? Më tej ai mendonte se të qënurit i aftë për të nxjerrë informacion nga truri i dikujt do të përdorej në mënyrë të tillë. Deri në këtë pike ose përpara këtij filmi nxjerrja e informacionit në këtë mënyrë dukej e pamundur.

Skenat e para të xhirimit ishin në Tokyo në 19 qershor 2009, skena ku Saito punëson Cobb gjatë një udhëtimi me helicopter. Më pas xhirimet vazhduan në Cardington, në një hangar në veri të Londrës. Një corridor i gjatë i një hoteli u përdor nga përgjegjësi i efekteve speciale Chris Corbould, në mënyrë që të rrotullohej 360 gradë, për të krijuar efektin e drejtimeve të ndryshme të gravitetit në skenat ku fizika gjatë ëndrrave bëhej kaotike. Kjo gjë është unike dhe është dicka që asnjë nga ne nuk ka parë ndonjëherë.
Më pas xhirimet u zhvendosën në Francë për filmimet e skenave kryesore ndërmjet Ariadne dhe Cobb në një lokal në Paris. Për shpërthimin që ndodh aty u përdor azot i presuar për krijimin e efektit të shpërthimeve të njëpasnjëshme.

Më pas në Los Angeles, California, USA ku disa sete xhirimi u ndërtuan në disa hangare të Warner Bros, ku u ndërtuan dsa dhoma të një këshjelle të stilit japonez. Skenat e fundit u filmuan në një vend afër Calgary, Alberta, Canada në fund të nentorit 2009. Ato u xhiruan në një resort për ski i njohur si Fortress Mountain Resort.

Efektet Speciale
Për sekuencat gjatë një ëndrre, Nolan i mbajti në minimum efektet e gjeneruara nga kompjuteri dhe preferoi metota me praktike aty ku ishte e mundur. Nolan tha: Ështe shumë e rëndësishme për mua, të bëj sa më shumë të jetë e mundur me kamera, dhe më pas nqs nevojitet grafikat me kompjuter janë shumë të mira për të përmirësuar atë që është arritur fizikisht.
Efekti më i vështirë ishte Qyteti i Përgjumur në fund të filmit sepse ai zhvillohej shume gjatë prodhimit.Ata dëshironin dicka të akullt me një arkitekturë moderne, me maja që dukeshin si ajsberg ne det dhe në fund arritën tw krijonin dicka si Gotham City i mbuluar nga akulli.

Muzika
Hanz Zimmer shënoi bashkëpunimin e tretë me Nolan, pas Batman Begins dhe The Dark Knight. Sipas Zimmer është dicka shumë elektronike. Kompozitori shprehet se Nolan dëshironte që ai të shpaloste gjith imagjinatën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Zimmer përshtati një instrumental të Ennio Morricone me kitarë, të luajtur nga Johnny Marr, një kitarist i një bande rroku të viteve 80.

Kritika
Shumë kritikë filmash e vlerësuan atë që panë, si një risi dhe histori të zgjuar. Gjithashtu vlerësuan përzgjedhjen e aktorëve, dhe skenave të aksionit që do i ngelen në memorie.

Peter Travers i Rolling Stone dha vlerësimet e para positive për filmin duke e komentuar si një lojë shahu e zgjaur dhe e papërmbajtur.

Revista Empire e vlerësoi me 5 yje ne gusht 2010 dhe shkroi: duket sikur Stanley Kubrick ka përshtatur punën e William Gibson, një autor shume i njohur filmash Science-Fiction.

Në shkrimin e tij për Chicago Tribune, Michael Phillips e vlerësoi me 3 nga 4 yje filmin dhe shkroi: E gjeta veten duke uruar që Inception të kishte një këndvështrim më të gjerë... I gjithë filmi është një labirint i Nolan.

Por jo të gjithë shkrimet ishin positive. David Edelstein i revistës New York shkroi: Se kuptoj pse të gjithë po flasin përcart. Duket sikur dikush është futur në mendjet e tyre dhe ka fiksuar idenë se filmi është një kryevepër.

Box Office
Inception u shfaq për herë të pare në 16 korrik 2010, në kinematë tradicionale dhe kinematë IMAX.
Premiera e filmit u shfaq për herë të parë në 8 korrik 2010 në sheshin Leicester, Londër, Angli.
U arkëtuan 23.7 milion dollarë në 16 korrik 2010, në 3600 kinema tradicionale dhe 195 kinema IMAX. Filmi u rendit i pari në fundjavën e shfaqjes dhe arkëtoi 62.7 milionë dollarë. Është renditur si filmi i dytë që ka arkëtuar më tepër në fundjavën e shfaqjes, pas Avatar.

Që prej ditës së shfaqjes së parë filmi ka arkëtuar më shumë se 267 milion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 357 milionë dollarë në shtetet e tjera, me një total prej 654 milionë.


Regjia Christopher Nolan
Aktorë Leonardo DiCaprio, Ken Watanabe, Joseph Gordon-Levitt, Marion Cotillard, Ellen Page, Tom Hardy, Cillian Murphy, Tom Berenger, Michael Caine
Zhanri Aksion, Mister, Thriller, Fantazi
Minutazhi 148 min
Kompania Warner Bros. Pictures

Për të shkarkuar filmin me titra shqip të ngjitura:
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=LY6J2TVL
FileServe>
http://www.fileserve.com/file/BTRcMPx

Për të shkarkuar vetëm titrat:
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=VJ4L6WTT

0 comments:


Leave a Reply

.