.
SHES OUT OF MY LEAGUE
Kirk Kettner është një i ri në mes të 20-ve nga Pittsburgh, Pennsylvania, i cili ka nje vetë vlerësim të ulët dhe mendon se nuk ka përmbushur shumë gjëra në jetën e tij. Ai punon në Aeroportin Kombëtar të Pittsburgh si officer sigurie dhe shpreson që një ditë të bëhet pilot. Kirk po përpiqet të rikthehet sërish me ish të dashurën Marnie, e cila ruan marrdhënie të mira me prindërit e Kirk edhe pas ndarjes së tyre dy vjet më parë. Filmi fillon me Kirk-un që po mban fjalim përpara tre shokëve të tij, Stainer, Devon dhe Jack, se si ai mendon që të rikthehet sërish me Marnie-n. Stainer mërzitet nga fjalimi dhe i thotë Kirk-ut që ai meriton shumë më tepër. Jack e këshillon që ti dërgojë një sms ku i tregon se e gjithë jeta pas ndarjes ka qenë vetëm seks me shumë femra të ndryshme, ndërsa Devon e këshillon që të jetë thjesht vetvetja. Pasi ja tregon Marnie-s të gjithë fjalimin e parapërgatitur ajo kërkon një periudhë pushimi nga gjithë ky interes romantik kundrejt saj nga ana e Kirk.
Një mëngjes në punë, një vajzë shumë tërheqëse, Molly McCleish, arrin në terminalin e pasagjerëve. Duke kaluar gjatë kontrolleve të sigurisë ajo tërheq pa dashur vëmendjen e shumë officerëve meshkuj. Kirk është i vetmi që e trajton me mirësjellje. Shefi i Kirk, Fuller i kërkon Molly-t që të heqë këpucët dhe rripin që ai të mund ta kontrollojë por Kirk i thotë që thjesht të kalojë përpara skanerit për të parë nqs bie alarmi. Fuller pastaj thotë që ajo kishte sende të dyshimta por Kirk përgjigjet që ishte vetëm kapësja e kollares së tij. Më pas Fuller tërhiqet dhe Molly falenderon Kirk për ndihmën dhe niset drejt udhëtimit të saj por aksidentalisht harron telefonin në zonën e sigurisë së aeroportit. Sapo e kupton që e ka humbur Molly i telefonon numrit të saj dhe Kirk përgjigjet Të dy vendosin të takohen pasditen tjetër në mënyrë që Kirk ti kthejë telefonin.
Natën pasardhëse, Kirk shkon në Muzeun Andy Ëarhol, ku Molly, një planifikuese eventesh, po organizonte një festë. Devon e shoqëron Kirk-un deri te Muzeu ku ai i jep Molly-t telefonin. Pasi i dha telefonin, të dy ndejtën për pak kohë dhe takuan Katie, motrën e Molly-t. Katie më pas qëllimisht bën Kirk-un të derdhë pijen mbi drejtorin e muzeut dhe detyrohet të largohet duke qenë se nuk ishte i ftuar. Molly i ofron bileta Kirk per një ndeshje hokei për ti kërkuar falje. Gjatë pushimit të ndeshjes kur Molly dhe Stainer shkojne të marrin pije, shoqja e Molly-t, Patty i thotë nje lajm shokues Kirk-ut, që Molly ka filluar ta pëlqejë. Natën tjetër, gjatë një loje boëling, Stainer, një njeri i fiksuar pas renditjeve, i thotë Kirk që në një shkallë nga 1 deri te 10 me 10 që nënkupton më simpatikun dhe më të suksesshmin ai është 5, ndërsa Molly 10, dhe që një lidhje nuk funksionon në qoftë se diferenca është më e madhe se 2. Kirk pa pritur merr një telefonatë nga Molly e cila e fton për të dalë. Përpara se të takohen Molly po zgjedh fustanin që do të veshë kur Patti i thotë se ajo është lënduar më parë nga lidhja me Cam prandaj tani ka zgjedhur dikë si Kirk, sepse nuk do të lëndohet më. Molly thjesht pohon që Kirk është një djalë i mirë. Kur Patti e pyet se kur do që ajo të kryejë telefonatën që ta shpëtojë në qoftë se gjërat nuk po shkojnë mirë, Molly thotë që nuk do të ketë nevojë për një telefonatë të tillë. Ndërkohë ditën tjetër Kirk shkon i lodhur në punë si pasojë e një nate pa gjumë duke menduar për lidhjen me Mollyn. Atë natë Kirk dhe Molly shkojnë për darkë në një restorant luksoz ne Pittsburgh. Aty ndeshen me Cam, ish i dashuri i Molly-t dhe pas një bisede të shkurtër Kirk dhe Molly dalin për një shëtitje në qendër duke shkëmbyer historitë personale. Molly merr një telefonatë nga Patti por nuk përgjigjet. Kur Kirk e shoqëron deri në shtëpi, Molly e puth dhe Kirk e falenderon. Molly më pas vetë ftohet për dreke në familjen e Kirk-ut. Pamja e saj tërheq vëmendjen e Bob dhe Dylan të cilët e ftojnë në pishinë. Marnie dhe e fejuara e Dylan, Deb mërziten. Pasi Ron dhe Marnie largohen Dylan dhe Kirk bëjnë një garë me varka ku Kirk do të fitojë për herë të parë.
Atë natë në shtëpinë e Molly-t, ndërsa po putheshin, Kirk-ut i ndodh një aksident i vogël, pak përpara se të ktheheshin prindërit e Molly-t. Ndërsa mundohej ta fshinte, largohet përpara se prindërit e Mollyt ose ajo vetë ta shikonin. Të nesërmen në punë, Kirk dhe shokët e tij po presin që të fillojnë turnin. Marnie që është xheloze për pamjen e Molly-t, fillon të interesohet sërish për Kirk-un, duke pretenduar se shikon një ndryshim te ai, dhe që ajo e pëlqen këtë gjë. Ajo i propozon të kthehen sërish bashke, por Kirk-u refuzon. Stainer ndan një histori kur ai kishte qenë i lidhur me Tina Jordan, se si ai ishte 6 dhe ajo 10, dhe që ai nuk ishte mjaftueshëm i mirë për të. Pasi bëjnë disa krahasime të tilla, Stainer thotë se përjashtim është vetëm E bukura dhe bisha. Devon më pas, udhëzon Kirk që të shkojë me besim të Molly. Kirk shkon atje ku Molly po punonte dhe i shpjegon se pse nuk kishte mundur të kalonte as një minutë me prindërit e saj ndërkohë që ajo kishte kaluar një ditë të tërë me prindërit e tij. Më pas cdo gjë rregullohet.
Gjatë një takimi, Kirk sugjeron të organizojnë një festë për ditlindjen e motrës së Molly-t. Gjatë festës, ish i dashuri i Molly-t, Cam i tregon Kirk që Molly ka një difekt, dhe që të shmangë ti thotë perfekte. Pas festës të dy shkojnë te shtëpia e Molly-t. Ajo i tregon gishtat e saj te lidhur me membranë, gjë të cilën Kirk e konsideron të parëndësishme. Ai vendos që ajo është shumë e mirë për të dhë i jep fund lidhjes. Kirk rikthehet sërish me Marnie dhe të dy vendosin të shkojnë në një udhëtim me familjen në Branson.
Kur Kirk dhe familja e tij po kalonin sigurimin për tu nisur drejt Branson, Stainer merr një pije nga Ron. Ai i thotë Kirk që nuk sheh asnjë ngjashmëri ndërmjet tij dhe familjes së tij. Kirk thotë që nuk dëshiron të shkojë në Branson, por pohon që Stainer kishte të drejtë që ai nuk ishte i mirë mjaftueshëm, dhe niset drejt derës së daljes për të hipur në avion. Kur Stainer shikon pijen që i kishte marrë Ron-it, shikon që ajo ishte prodhuar nga një fabrike ku kishte punuar Tina Jordan. Ai shkon ta pyesë se pse nuk funksionoi lidhja e tyre, dhe Tina i thotë që ai ishte i mirë mjaftueshëm për të por jo për vetveten. Me këtë gjë Stainer kupton që kishe bërë gabim kur I kishte thënë Kirk-ut që është 5 dhe që lidhja e tij me Molly-n nuk do të funksiononte. Ai mundohet ta zbresë Kirk-un nga avioni, por Kirk refuzon. Ndërsa Stainer-in po e zbrisnin me forcë nga avioni ai i bërtet Kirk-ut duke i thënë se ai është një 10 gjithashtu. Stainer më pas telefonon Patty-n dhe i thotë që është gabimi i të dyve që Kirk dhe Molly nuk janë më bashkë. Ai i kërkon ndihmë që ta sjelli Molly-n në aeroport. Ndërkohë, në avion, Kirk kupton gabimin e tij dhe cohet me vrull nga sedilja, duke deklaruar se do shkojë të kërkojë Molly-n dhe ti thotë që ai është i mirë mjaftueshëm për të, duke cuar në djall të gjithë familjen e tij, përvec të ëmës dhe Ron-it. Por shumë shpejt detyrohet të ulet sërish pasi stjuardesa i thotë se do të marri një gjobë prej 25000 $ nqs hap derën. Në aeroport Stainer dhe Molly nxitojnë të kalojnë sigurimin pasi Stainer i kishte ulëritur shefit të tij, por zbulojnë se avioni për branson është nisur. Stainer telefonon Jack dhe i lutet që të ndalë avionin. Nisja shtyhet pasi kapiteni thotë se ka probleme mekanike. Shumë pasagjerë mërziten nga kjo gjë por jo Kirk që del menjëherë dhe shkon të kërkojë Molly-n, me Marnie-n që e ndjek nga mbrapa. Pas disa skenash gazmore ndjekjeje Kirk më së fundi gjen Molly-n, dhe bashkohet sërish me të. Më vonë si surprizë ai e merr Molly-n në një shëtitje me një aviontë vogël, duke qënë vet piloti, pasi kishte marrë leksione fluturimi.
Rreth filmit
Filmi i filloi xhirimet për herë të parë më 31 Mars 2008, në Mellon Arena, në fushën e Hockey të Pittsburgh Penguins. Më pas xhirimet vazhduan nëpër vënde të ndryshme rreth Pittsburgh deri në Maj 2008, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Pittsburgh, dhe Muzeun Andy Warhol, Malin Washington, etj...
Kritika
Filmi ka marrë mendime të ndryshme nga kritikët. Kritiku me famë Roger Ebert e vlerësoi filmin me 3 nga 4 yje duke thene: Filmi nuk është një komedi klasike. Peter Travers i Rolling Stone e vleresoi me 2 yje e gjysëm nga 4 duke komentuar: Kjo përzierje e ëmbël dhe bajate e ka zemrën në vendin e duhur. Michael OSullivan i The Wanshington Post ishte më pak i entuziasmuar nga filmi dhe e vlerësoi me 1 nga 4 yje: Filmi aspiron qartë të ngrihet në nivelin e filmave të tjerë që janë blozë por të ëmbël, por Shes Out of My League nuk mund ti afrohet atyre
Box Office
Filmi që u rendit i 3-ti në fundjavën e hapjes, pas Alice in Ëonderland dhe Green Zone, arriti të arkëtonte 9,600,000 dollarë amerikanë. Deri në 7 gusht filmi kishte arkëtuar 48 milionë dollarë në të gjithë botën.
Regjia | Jim Field Smith |
Aktorë | Jay Baruchel, Alice Eve, T. J. Miller, Mike Vogel, Nate Torrence, Lindsay Sloane |
Zhanri | Komedi, Romancë |
Minutazhi | 104 min |
Kompania | Paramount Pictures, DreamWorks |
Për të shkarkuar filmin me titra shqip:
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=357QXU1M
Për të shkarkuar vetëm titrat:
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=21J9PBGE
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
.
0 comments: