Titra Shqip nga UniVerseHub
.

[titra shqip] The Sorcerer's Apprentice [2010] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |


THE SORCERER'S APPRENTICE
Në vitet 740 Pas Krishtit, një nga nxënësit e Merlinit, Maxim Horvath, bashkohet me forcat e këqija të Morgana le Fay, duke tradhëtuar Merlinin. Morgana e plagos për vdekje Merlinin përpara se nxënësit e tjerë, Balthazar Black dhe Veronica ta ndalojnë. Ndërsa Balthazar ndeshet me Horvath, Morgana pregatitet ta vrasë Balthazar, por ndalohet nga Veronica, e cila thith shpirtin e Morganas brenda trupit të saj. Ndërsa Morgana tenton të vrasë Veronican nga brenda, Balthazar arrin ta ndalojë duke i burgosur Morganan dhe Veronican, në një vazo Grimhold të ngjashme me kukullat ruse.

Përpara se të ndërrojë jetë, Merlini i jep nxënësit të fundit një unazë dragoi që do të zgjedhë Merlinin e rradhës, i cili do të jetë pasardhësi i tij. Vetëm Merlini i ri do të jetë në gjendje të mundë Morganan. Gjatë historisë Balthazar vazhdon të burgosë ndjekësit e Morganas, në përpjekjet qe ata bëjnë për ta liruar, ndërsa vetë Balthazar vazhdon të kërkojë pasardhësin.

Në vitin 2000 Pas Krishtit, 10 vjecari Dave Stutler, takohet me Balthazar në një dyqan antik, i cili nuk ka ndryshuar që nga koha kur Merlini i dha unazën. Duke shpresuar se ai është pasardhësi, Balthazar i jep unazën e dragoit, e cila merr jetë dhe ngec në gishtin e Dave. Dave aksidentalisht hap Grimholdin, duke liruar Horvath-in. Ndërsa luftojnë për zotërimin e vazos, Balthazar dhe Horvath burgosen në vazo. Dave turpërohet kur zbulohet nga mësuesi i tij dhe shokët e klasës, se ka pantallonat e lagura, pasi vazoja i’u thye në prehër. Nuk ka gjurmë të dyluftimit, kështu që të gjithë mendoj se Dave po e shpik atë histori.

Dhjetë vjet pas asaj dite, Dave është një student fizike në Universitetin e New York dhe shoqërohet me një shoqe fëmijërie, Becky. Cajniku misterioz hapet, dhe Horvath arrin të shpëtojë i pari. Ai hedh cajnikun jashtë dritares, por Balthazar arrin të dalë përpara se cajniku të përplaset në tokë. Horvath arrin të gjejë Dave, i cili është personi i fundit që ai mban mend të ketë mbajtur Grimholdin. Dave e ka hedhur atë që pas dyluftimit, kështu që ai as nuk e ka idenë së ku ndodhet. Kur Dave nuk mund ti thotë se ku ndodhet, Horvath i lëshon kundër një kope ujqërish. Balthazar shpëton dave dhe ata largohen në majë të krahut të celikut.

Dave fillimisht refuzon ta ndihmoj Balthazarin, duke dashur vetëm një jetesë normale, por pranon që ta ndihmojë deri në momentin që gjehet Grimholdi. Ata gjurmojnë vazon deri në Chinatown, ku Horvath ka dërguar një nga nxënësit e tjerë të Morganas, një magjistar të quajtur Sun Lok. Dave arrin të mposhtë Sun Lok, dhe Balthazar gjen vazon. Dave zbulon se dëshiron të mësojë të përdorë magjinë, dhe pranon të bëhet nxënësi i Balthazar. Ai përfshihet në një lidhje romantike me Becky, kundër dëshirës së Balthazar.

Horvath rekruton magjistarin e njohur Drake Stone për ta ndihmuar që të gjejë Grimholdin dhe të mundë Balthazar dhe Dave, për të cilin Horvath kupton se është pasardhësi i Merlinit. Ata tentojnë ta vrasin Dave, por Balthazar arrin ta shpëtojë. I shtyrë nga Horvath, Dave kërkon të dijë të gjithë të vërtetën për kërkimin e Balthazar. Balthazar i rrëfen se Morgana është e burgosur në Grimhold së bashku me Veronica.

Ata tentojnë të vrasin Dave, por Balthazar e shpëton. I nxitur nga Horvath, Dave kërkon të dijë të gjithë të vërtetën për kërkimin e Balthazar. Balthazar rrëfen se Morgana është e bllokuar në Vazo, së bashku me Veronican. Nqs Morgana do të shpëtojë ajo do të tentojë “Ringritjen”, një mallkim që do të ringjallë të gjithë magjistarët e vdekur, dhe do ti përdorë për të shkatërruar botën. Dave, si pasardhësi i Merlinit, dhe trashëgimtar i Merlinit dhe fuqive të tij, është i vetmi që mund të mposhtë Morganan.

Horvath dhe Drake arrijnë të vjedhin Grimhold-in, dhe më pas Horvath përdor një magji për të vjedhur energjinë e Drake, duke e vrarë atë. Ai lë të lirë një shtrigë, Abigail Williams, nga shtresa e fundit e Grimhold-it dhe e përdor për të rrëmbyer Becky-n. Pasi Abigail e kryen detyrën, Horvath vjedh dhe energjinë e saj, si dhe varësen e saj. Ai kërcënon se do të vrasë Becky-n, duke detyruar Dave të dorëzohet së bashku me Grimhold-in dhe unazën e tij. Balthazar shkon të luftojë me Horvath dhe Morganan, duke e ditur se pa unazën e tij Dave do të vritet.
Horvath liron Morganan, e cila ndodhet akoma brenda trupit të Veronicas. Morgana fillon mallkimin e saj. Horvath i jep jetë skulpturës Charging Bull, e cila sulmon Balthazar.

Me ndihmën e Becky-t, Dave arrin në kohë për të mposhtur Horvath dhe të ndalojë Morganan për plotësimin e “Ringritjes”. Balthazar merr shpirtin e Morganas nga trupi i Veronicas në të tijin. Morgana del nga trupi i Balthazar, dhe fillon të lëshojë vetëtima energjie drejt Veronicas duke i shkaktuar mjaft dëme Balthazar dhe së fundmi duke e vrarë atë. Projeksioni i saj në ajër është gati duke i djegur ata deri në momentin kur Dave e ndalon, duke përdorur magji edhe pa unazën, që provon se se ai është me të vërtetë pasardhësi i Merlinit. Ai ndeshet me Morganan, dhe duke përdorur të njëjtin eksperiment që ja ka treguar Becky-t më parë, ai e mposht atë, duke e shkatërruar përgjithmonë. Dave më pas shpëton Balthazar duke i dhënë jetë zemrës së tij. Balthazar bashkohet me Veronican, duke i dhururar një varëse që kishte blerë për të përpara se ajo të vet sakrifikohej. Dave dhe Becky fluturojnë për në francë mbi krahun e Balthazar.

Produksioni:
Ideja kryesore e filmit ishte më tepër Nickolas Cage, i cili dëshironte të luante në një film që bazohej te fantazia. Në 12 Shkurt 2007 filmi u prezantua nga Disney. Në orët e para të mëngjesit të 4 Majit 2009 një Ferrari F430 që po përdorej për një skenë ndjekjeje, humbi kontrollin dhe u përplas në dritaren e një restoranti në Times Square, duke plagosur dy kalimtarë. Xhirimet rifilluan në natën pasardhëse, ku ndodhi një aksident tjetër. Në të dy rastet u fajësua shiu i cili e bënte rrugën të rrëshqitshme.

Kritika:
Rreth filmit ka patur komente të ndryshme. Metacritic që vlerëson në një normë nga 0-100 duke u bazuar në komentet e kritikëve të ndryshëm, e vlerësoi me 46. Kirk Honeycut i The Hollywood Reporter ka shkruar se “The Sorcerer's Apprentice është një relike e lodhshme e klisheve te filmave verorë, i rrahur keqazi nga shumë shkrimtarë me merita. Kritiku i Chicago Sun-Times, Roger Ebert e vlerësoi filmin me 2 yje e gjysëm nga katër duke thënë se “Ky është një film shumë më i mirë se The Last Airbender, i cili është një lavdërim i zbehtë, por që po bëhet e qartë se cdo fundjavë del një film që është një komedi e mbushur me aksion duke sjell shumë shikues përpara se të zhduket.

Box Oficce:
The Sorcerer’s Apprentice arkëtoi 3,873,997 dollarë në ditën e parë, duke u renditur i 3-ti në fundjavën e hapjes, pas Inception dhe Despicable Me me 17,619,622 dollarë. Në 16 shtator 2010 filmi kishte arkëtuar 62,254,032 dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe 137,600,000 jashtë vendit për një total prej 199,854,032 dollarësh.

Regjia Jon Turteltaub
Aktorë Nicolas Cage, Jay Baruchel, Alfred Molina, Monica Bellucci, Teresa Palmer
Zhanri Aksion, Aventurë, Komedi, Dramë
Minutazhi 111 min
Kompania Walt Disney Pictures

Për më shumë informacion: http://www.imdb.com/title/tt0963966/
http://rapidshare.com/files/413769574/The_Sorcerers_Apprentice__2010__alb-mania.com.part1.rar.html
http://rapidshare.com/files/413778978/The_Sorcerers_Apprentice__2010__alb-mania.com.part2.rar.html
http://rapidshare.com/files/413785935/The_Sorcerers_Apprentice__2010__alb-mania.com.part4.rar.html
http://rapidshare.com/files/413789508/The_Sorcerers_Apprentice__2010__alb-mania.com.part3.rar.html

Multiupload
http://www.multiupload.com/P5J23Z6JRG
http://www.multiupload.com/VRCB0KHK68
http://www.multiupload.com/K2R3F7CY9B
http://www.multiupload.com/6FLABGWIAJ

0 comments:


Leave a Reply

.