.

[titra shqip] Cirque Du Freak: Vampires Assistant [2009] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |


Një adoleshent pa dashur, do të shkelë një armëpushim qindra vjecar ndërmjet dy fraksioneve kontradiktore vampirësh: Vampirë që nuk i vrasin viktimat e tyre dhe Vampaneze që vrasin cdo gjë me të cilën ushqehen.

Darren Shan dhe shoku i tij i ngushtë Steve do ti bashkangjiten një udhetimi të disa njerëzve të cuditshëm ku Steve kupton se njëri prej pjesmarrësve është një vampir. Steve shkon të takojë vampirin, Larten Crepsley, pas një shfaqjeje dhe një bashkë bisedimi të shkurtër. Steve i tregon atij se është mërzitur nga kjo lloj jete dhe i kërkon Crepsley që ta shndërrojë në një vampir. Crepsley refuzon, duke i thënë se ai ka gjak të keq, dhe Steve betohet se do ta vrasë vampirin dhe largohet i inatosur. Darren, i cili kishte qendruar gjatë gjithë kohës i fshehur pasi kishte marrë merimangën e Crepsley tashmë ka dëgjuar cdo gjë.

Kur Creplsey kupton se Madam Octa është vjedhur, Darren kishte arritur ti shpëtonte. Gjithashtu jashtë është një limuzinë që e pret në të cilën atij i është thënë se duhet të hipë. Në limuzinë do të takojë Desmond Tiny dhe Murlough-un e inatosur i cili është pjesë e vampanezeve. Ata e shoqërojnë deri në shtëpi, ku ai futet vjedhurazi prapë në dhomë.

Ditën tjetër në shkollë, Steve tenton të kontrollojë njëherë Madam Octa, e cila arrin të dalë dhe ta kafshojë atë. Darren nxiton të shkojë te Crepsley për të gjetur një kundërhelm. Crepsley do ta ndihmojë vetëm në qoftë se Darren kthehet në një ndihmës vampire ose më saktë gjysëm-vampir. Ata arrijnë të bien dakort për kundërhelmin dhe më pas Darren i bie alarmit të spitalit duke e detyruar Crepsley të largohet pa të. Darren për pak sa nuk lëndon të motrën dhe detyrohet të largohet me Crepsley, për në Cirque du Freak. Ai shtiret për vdekjen e tij dhe për të do të mbahet dhe një funeral. Steve dallon shenjat në gishtat e Darren-it dhe kupton qe ai është shndërruar në vampir.

Kur Crepsley gërmon varrin e Darren ata sulmohen nga Murlough. Ata arrijnë ti shpëtojnë Murlough dhe kthehen ne Cirque du Freak. Darren takon djalin-gjarpër Evra Von dhe Rebecca-n, vajzën-majmun. Zoti Tiny e ndalon dhe i propozon të kthehet në Vampaneze si Murlough. Kur Tiny mëson se Darren nuk është ushqyer akoma me njerëz dhe dërgon Vampaneve të tjerë pas tij duke e ditur që ai nuk është i fuqishëm. Darren arrin tja mbathë, kështu që ata rrëmbejnë Rebecca-n ndërsa Evra e lënë të lirë që ti thotë Darren “Të shkojë në shtëpi” Steve dergon Murlough të kapë familjen e Darren. Kur Darren arrin në shtëpi shikon që familja e tij nuk ndodhet aty dhe gjen një fletë palosje të Cirque du Freak. Ai shkon në teatër, ku Murlough dhe Steve jane duke e pritur. Ata do të louftojnë, por Darren është i pafuqishëm duke qenë se nuk është ushqyer. Në ato caste Crepsley arrin për të luftuar me Murlough. Rebecca arrin të lirohetn ndërkohë që Z. Tiny po shikonte nga ballkoni dhe ofron Darren-it pak nga gjaku i saj. Ai bie dakort dhe lufton me Steve duke përdorur dhe disa nga fuqitë e tij të reja. Crepsley gotet me thikë Murlough dhe fjalët e tij të fundit ishin që armëpushimi ndërmjet dy klaneve tashmë është prishur. Steve ndeshet me Darren. Tiny arrin ti ndalë dhe shndërron Murlough në një person të vogel. Më pas Tiny dhe Steve largohen. Të lënë vetëm Rebecca dhe Darren ndajnë një puthje të përzemërt përpara se te ndalen nga Crepsley.

Ku rata te gjithe kthehen në Cirque du Freak, Darren votohet nga antarët e Cirkut që të qëndrojë. Më vonë, Gavner Purl vjen të informojë Crepsley që ata së bashku duhet të udhëtojnë për në Malin Vampir të nesërmen në mëngjes. Darren dhe Evra kthehen në tendën e tyre dhe zbulojnë se Darren tashmë ka një arkivol të ri me bokse të instaluara në të si një dhuratë nga Zoti Crepsley.


Rreth filmit
Cirque du Freak: The Vamipre’s Assistant u xhirua ndërmjet 19 shkurt 2008 dhe 1 qershor 2008 në New Orleans, në fshatrat e Folsom, Louisiana dhe Baton Rouge, Louisiana. Disa nga karakteret kishin nevojë për proteza dhe makiazh të udhehequr nga Steve Koch, Brian Sipe dhe Mark Garbarino. Protezat në disa raste nuk ndihmuan per të shtuar gjatësinë e duhur në disa skena, si psh: Per Z. Tall u punësua nje basketbollist vendas për ta zëvendësuar ne disa skena për të vënë në dukje gjatësinë e tij jashtë normales.

Vogëlsira rreth filmit
Kjo është hera e 1-rë që Paul Weitz bën një film pa ndihmën e të vëllait Chris Weitz.

Boc office
Filmi mendohej të shfaqej për herë të parë në 15 janar 2010 por kjo datë u afrua në 23 tetor 2009. Vetëm në fundjavën e parë filmi arkëtoi 6,293,205 dollarë amerikanë. Brenda vendit filmi ka arkëtuar 13,869,515 dollarë dhe jashtë vendit 25,233,135 dollarë, në një total prej 39,102,650 dollarësh amerikanë.

Regjia Paul Weitz
Aktorë Chris Massoglia, John C. Reilly, Ken Watanabe, Josh Hutcherson, Ray Stevenson, Willem Dafoe, Salma Hayek
Zhanri Aksion, Aventure, Fantazi, Thriller
Minutazhi 119 min
Kompania Universal Pictures

Për të shkarkuar titrat shqip:
http://www.multiupload.com/RC0YUQ894O

0 comments:


Leave a Reply

.