Titra Shqip nga UniVerseHub
.

Transporter 3 [2008] [titra shqip] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |

Transporter 3 është një film aksion amerikan i 2008, seria e tretë e filmit Transporter, i vetmi që nuk u pranua për tu shpërndarë nga 20th Century Fox në USA.

Të dy, Jason Statham dhe Francois Berleand do të rrimarin rolet e tyre respektive, si Frank Martin dhe Tarconi. Robert Knepper iu shtua kastës së aktorëve gjithashtu.
Ky është filmi i parë nën drejtimin e Oliver Megaton, film i cili do të jetë vazhdim i historisë së Frank që do të rikthehet në Paris për të vazhduar punën e tij, të dorëzojë dërgesa pa bërë pyetje.

Frank Martin është nën presjon me anë të në një pajisjeje, gjatë transportit të Valentinës, pajisje e cila nuk e lë ti largohet më shumë se 75 metra nga makina e tij, ndryshe do të vdesë.

Ajo është vajza e Leonid Vasilev, drejtuesi i “Environmental Protection Agency” për Ukrainën. Frank do të lëvizë nga Marseja në Shtudgart e Budapest deri sa të mbërrijë në Odesa, në Detin e Zi.

Përgjatë rrugës, me ndihmën e inspektorit Tarkoni, atij do i duhet të përballet me njerëz vertet të rrezikshëm e të armatosur mirë, të gatshëm për ti rrëmbyer punën nga dora si dhe agjentë të dërguar nga Vasilev për ta gjetur. Edhe pse e shpërfill sjelljen cinike të Valentinës dhe duke i rezistuar asaj, ai do të fillojë të ndjejë për të, gjatë arratisjeve nga situata kërcënuese njëra pas tjetrës.

Frank drejton një makinë Audi S8 të blinduar.

Regjia Oliver Megaton
Aktorë Jason Statham, Francois Berleand, Robert Knepper
Zhanri Aksion
Minutazhi 100 min
Kompania Apipoulai Production
Vleresime The Hollywood reporter, Michael Rechtchaffen: “ Hera e tretë që përsëritet detaji i bombës dhe jo në mënyrën më të mirë, detaj i ripërsëritur “Critics.com: “ ...një gërshetim i Bond dhe Born identity...”New York Times” ...skenar dhe dialog pak i lodhshëm, por një film aksion i arrirë në krahasim me filamat e kategorisë aksion të xhiruar këtë vit. Mos harroni ka edhe më keq, 007 me Quantum of Solace.”
Fakte Data e shfaqjes: 26 Nëntor 2008Mendohet që natën e parë të shfaqes të kapet një fitim i përllogaritur diku 70 mil dollarë.

 Për më shumë informacion: http://www.imdb.com/title/tt1129442/

Për të shkarkuar titrat shqip: Kliko Këtu
Transporter 3 2008

0 comments:


Leave a Reply

.