Titra Shqip nga UniVerseHub
.

Alice in Wonderland [2010] [titra shqip] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |


E shqetësuar nga një ëndërr e cuditshme që përsëritej dhe duke mbajtur zi për humbjen e të atit, 19 vjecarja Alice Kingsleigh shkon në një festë të mbajtur në pronën e Lordit Ascot, ku ajo përballet me pritshmëritë e martesës dhe të shoqërisë në të cilën jeton. E pasigurtë se si të përgjigjet dhe shumë konfuze, ajo vrapon pas një lepuri që mban veshur një jelek, dhe aksidentalisht bie në një gropë. Ajo transportohet në një botë të quajtur Nëntoka, ku pritet nga Lepuri i Bardhe, Dormouse, Dodo dhe Tweedledum me Tweedledee. Ata diskutojnë për identitetin e saj “si Alice e vërtetë”, e cila sic është thënë më parë, do të vrasë Mbretëreshën e Kuqe Jabberwocky në ditën e Cuditshme dhe do ti kthejë të gjitha të drejtat Mbretëreshës së Bardhë. Ata konsultohen me krimbin Absolem, i cili vendos se ajo nuk ngjason fare me Alicen e vërtetë. Grupi zihet në pritë nga Bandersnatch dhe një grup ushtarësh që drejtohen nga Fanti Kup. Alice arrin të arratiset dhe zhduket në pyll.
Fanti Kup informon Mbretëreshën e Kuqe se Alice është rikthyer në mbretërinë e Nëntokës dhe kërcënon seriozisht mbretërimin e saj. Të gjithë kalorësit e kuq urdhërohen të gjejnë Alicen menjëherë. Ndërkohë Alice e përhumbur ndeshet me Macen Cheshire, e cila e shpie te Kapeleshitësi Mad dhe Lepuri March. Gjatë rrugës për në kështjellën e Mbretëreshës së Bardhë, Kapeleshitësi tregon për mbretërimin e keq te Mbretëreshës së Kuqe dhe se Alice nuk është më ajo që ka qenë kohë më parë. Kapeleshitësi ndihmon Alice që ti shpëtojë arrestimit duke bërë që të arrestohej ai vetë. Alice gjehet nga Bayard, i cili dëshiron ta shpjerë te Mbretëresha e Bardhë, por Alice këmbëngul që të ndihmojnë Kapeleshitësin, kështu që ata shkojnë te kështjella e Mbretëreshës së Kuqe.
Mbretëresha e Kuqe nuk është në dijeni të identitetit të vërtetë të Alice dhe e mirëpret si të ftuarën e saj. Ndërkohë, Kapeleshitësi mundohet të bindë Mbretëreshën që ta lejojë të punojë si Kapelebërës në mënyrë që të shtyjë ekzekutimin e tij. Alice mëson se Shpata Vorpal, e vetmja armë që mund të vrasë Jabberwocky-n është e mbyllur në strofullën e Bandersnatch. Fanti tenton të joshë Alice, por ajo e refuzon. Ajo më pas arrin të gjejë shpatën dhe të krijojë shoqëri me Bandersnatch. Fanti e gjen me shpatën dhe tenton ta arrestojë. Alice arrin të arratiset në kurrizin e Bandersnatch dhe ja dorëzon shpatën Mbretëreshës së Bardhë. Macja Cheshire shpëton Kapeleshitësin nga ekzekutimi, dhe ai nis një kryengritje kundër Mbretëreshës së Kuqe. Kryendritja zhvendoset në kështjellën e Mbretëreshës së Kuqe, dhe të dy ushtritë pregatiten për luftë. Alice nuk është e sigurt në do të arrijë që Mbretëresha e Bardhë të shpallet fituese, kështu që shkon të takojë edhe njëherë Absolem. Ai i kujton për vizitën e saj të fundit në Nëntokë ( që atëhere e thërriste Park Lojrash ) 13 vjet më parë, dhe i jep kurajo që të luftojë me Jaberwocky.

Në ditën e Cuditshme, të dyja Mbretëreshat e Bardhë dhe e Kuqe mbledhin trupat e tyre në fushën e shahut si fushë betejë dhe dërgojnë kampionët e zgjedhur të tyre, Alice dhe Jabberwocky, për të vendosur fatin e Nëntokës. Mbretëresha e Bardhë i ofron të motrës një mundësi për paqe por refuzohet. Duke i dhënë kurajo vetes nga fjalët e të atit, Alice ja del të vrasë Jabberwocky. Kur tashmë ka marrë kontrollin e fronit, Mbretëresha e Bardhë dëbon Mbretëreshën e Kuqe dhe Fantin në tokat e largëta dhe i jep Alice një shishe të vogël me gjakun e Jabberwocky, e cila do ta dërgojë në shtëpi. Kapeleshitësi propozon që ajo të qëndrojë në Nëntokë, por ajo vendos të kthehet por premton që një ditë do të kthehet sërish.

Pasi pi gjakun, Alice kthehet në shtëpi ku përpiqet që ti pëlqejnë të gjitha shqetësimet me të cilat ishte ndeshur në fillim të filmit, dhe merr kontrollin e jetës së saj. Ajo më pas bëhet një nxënëse e Lordit Ascot, me idenë për të filluar rrugë tregtie oqeanike në Kinë. Ndërsa historia mbyllet, Alice pregatitet të niset me një anije. Absolem, tashmë një flutur, ndalet në shpatullën e saj. Alice arrin ta njohe përpara se ai të fluturojë sërish.

Rreth Filmit:
Alice in Wonderland është një fantazi, aventurë e 2010, me regji të Tim Burton, shkruar nga Linda Woolverton dhe nxjerrë në shitje nga Walt Disney Pictures.
Filmi përdor një kombinim xhirimesh reale me animim 3D në një histori që përshkruhet më mirë si një vazhdim se sa një rikrijim. Burton e ka zhvilluar vetë historinë duke qenë se nuk ndjente ndonjë lidhje emocionale me librin origjinal.
Filmi u shfaq për herë të parë në Londër në Odeon Leicester Square në 25 Shkurt 20101, në australi në 4 Mars 2010, dhe në Shtetet e Bashkuara në 5 Mars 2010 nëpërmjet IMAX 3D si dhe në kinematë e zakonshme.

Kritika:
Rreth filmit janë dhënë komente të ndryshme. Metacritic, i cili vlerëson filmat me një normë nga 1-100 e ka vlerësuar filmin me 53 bazuar në 38 komente.
Todd McCarthy i Variety e ka lavdëruar filmin për “momentet e kënaqësisë, humorit dhe shkëlqimit”, por vazhdoi duke thënë, “Gjithsesi filmi bëhet më i zakonshëm në vazhdimësi”.
Michael Rechtshaffen i The Hollywood Reporter ka thënë “Burton ka paraqitur një kast aktorësh të shkëlqyer, mendjemprehtë dhe shkatërrues” ndërkohë që ka lavdëruar dhe punën e imazheve grafike. “Përfundimisht, është peisazhi grafik që bën aventurën e re të Alice aq të mahnitshme.
Roger Ebert i Chicago Sun-Times e vlerësoi filmin me 3 nga 4 yje dhe në shkrimin e tij ka deklaruar se: “Alice in Wonderland duket më mirë si një halucinacion të rriturish, ashtu sic Burton e interpreton më mirë deri kur një akt i tretë i pakuptimtë del jashtë binarëve.

Box Oficce:
Alice in Wonderland u rendit në vend të parë në ditën e shfaqjes me 40 milion dollarë të ardhura në Amerikën Veriore duke vendosur një rekord të ri për muajin Mars. Alice in Wonderland ka arkëtuar 116.1 milionë në fundjavën e hapjes, duke kaluar dukshëm rekordin e mbajtur nga 300 për arkëtimet më të mëdhaja në muajin Mars. Filmi renditet në vendin e 7-të të filmave që kanë arkëtuar shumat më të mëdha. Filmi ka thyer edhe rekordin e IMAX që mbahej nga Avatar me 9.5 milionë duke fituar 11.9 milionë dollarë.

Alice in Wonderland ka arkëtuar 62.7 milionë dollarë në fundjavën e dytë dhe vazhdonte të renditej i pari edhe në fundjavën e tretë duke arkëtuar 34.1 milionë. Deri në 1 Qershor arkëtimet në mbarë botën kapë shifrën e 1,006,060,345 dollarësh amerikanë duke e kthyer në filmin e 5-të me akrëtimet më të mëdha. Gjatë 2010 filmi renditet i dyti pas Toy Story 3.

Regjia Tim Burton
Aktorë Mia Wasikowska, Johnny Depp, Helena Bonham Carter, Anne Hathaway, Crispin Glover, Matt Lucas, Stephen Fry
Zhanri Aventurë, Fantazi, Familjar
Minutazhi 108 min
Kompania Walt Disney Pictures
Vleresime National Movie Awards - Best Fantasy, MTV Movie Awards - Best Movie, Teen Choice Awards - Best Fantasy Film


 Data e daljes: 5 Mars 2010 në SHBA
Për më shumë informacion: http://www.imdb.com/title/tt1014759/
Për të shkarkuar titrat shqip: Kliko Këtu

0 comments:


Leave a Reply

.