Titra Shqip nga UniVerseHub
.

The Rebound [2009] [titra shqip] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: , , |

Një shtëpiake dhe nënë e dy fëmijve, Sandy, zbulon se i shoqi e kishte tradhëtuar. Pas një divorci të shpejtë, ajo vendos të largohet nga shtëpia dhe të shkojë në New York City me djalin dhe vajzën e saj. Atje fillon një jetë e re për ta. Sandy shumë shpejt merr me qira një apartament sipër një kafeneje, dhe miqësohet me një prej kamarierëve, Aram Finklestein. Aram, në moshën 25 vjecare nuk është i sigurt se cfarë do të bëjë me jetën e tij, megjithëse ka një diplomë universiteti, dhe një tendencë për studimin e feminizmit. Megjithatë ai vendos të bëhet dadoja e fëmijëve të Sandy-t duke u kthyer kështu në një dado me kohë të plotë. Ai zhvillon një marrëdhënie të ngushtë me të dy fëmijët, dhe një afrim ndërmjet Aram dhe Sandy, i vendos në një situatë të sikletshme kur njëri prej fëmijëve u gjend aty. Pamvarësisht kësaj, ata fillojnë të shoqërohen dhe pas 2 muajsh duket sikur janë shumë mirë së bashku. Deri kur një ditë Sandy-t fillon ti përzihet dhe dyshon se është shtatëzanë. Aram është i pushtuar nga ideja, dhe mezi pret që të rrisë një fëmijë me Sandy-n. Por më vonë një doktor i konfirmon ciftit se Sandy nuk është në të vërtetë shtatëzanë, por edhe pse 40 vjec asnjë gjë se ndalon të ketë fëmijë të tjerë. Pasi largohen nga doktori, një zënkë shpërthen ndërmjet Aram dhe Sandy, e cila më vonë i shpreh se duket absurde për të dy, me një diferencë moshe prej 15 vjetësh, të mund të jenë të lumtur së bashku. Pas ndarjes, Aram vendos të shëtisë botën me qëllim që të ndihmojë njerëzit në nevojë. Sandy ngrihet në detyrë dhe pasi kalojnë 5 vjet, të dy takohen në një restorant. Aram rrëfen se ka adoptuar një djalë të vogël nga Bangladeshi dhe që është akoma vetëm. Sandy, e cila po festonte ngritjen në detyrë me fëmijët dhe një koleg fton Aram dhe familjen e tij që të bashkohen me ta. Filmi mbaron me ata të dy që mbajnë duart nën tavolinë, ndërsa fëmijët e tyre fillojnë të miqësohen me njëri tjetrin.
Rreth filmit:

The Rebound është në komedi romantike e vitit 2009 me regji të Bart Freundlich. Filmi u shfaq për herë të parë në disa shtete në vitin 2009. Shfaqja në Australi, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe duhet të ketë qenë në pranverë të vitit 2010. Disa nga skenat janë xhiruar në Stamboll, Turqi ndërsa skenat kryesore në New York dhe Paris.

Regjia Bart Freundlich
Aktorë Catherine Zeta-Jones, Justin Bartha, Jordan Carlos, Kelly Gould, Art Garfunkel
Zhanri Komedi, Romance
Minutazhi 97 min
Kompania Momentum Pictures

 Më shumë informacion:http://www.imdb.com/title/tt1205535/

Shkarko titrat shqip KËTU
Shkarko filmin me titra shqip KËTU

0 comments:


Leave a Reply

.