Titra Shqip nga UniVerseHub
.

Star Trek [2009] [titra shqip] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |

Me "Star Trek" fillon aventura më e madhe e të gjitha kohërave. Kjo është historia e disa të rinjve në bordin e një anijeje kozmike, kjo ndër më të avancuarat dhe më të shpejtat ndonjëherë; U.S.S. Enterprise.

Në një udhëtim të mbushur me aksion, komedi dhe rreziqe kozmike, rekrutët e rinj duhet të gjejnë rrugën për të ndaluar një qënie shumë të keqe që ka si mision të marrë hak dhe të kërënojë rracën njerëzore.

Fati i Galaktikës është në duart e dy rivalëve të veçantë. Një është James Cirk( Chris Pane), i dënuar dhe i pëlqen të hiqet si djalë periferie. Tjetri është Spock (Zachary Quinto), i rritur në një një shoqëri me bazë logjike e cila refuzon të gjitha emocionet.

Nderkohë që instikti përvëlues përplaset me gjykimin e qetë, bashkëpunimi i këtyre dy djemve po jo i pëlqyer, është e vetmja gjë e mundshme për të udhëhequr ekuipazhin e tyre drejt një rreziku të paimagjinueshëm, drejt diçkaje që askush nuk kishte shkuar më parë.

Dy realitete do të përballen brënda anijes U.S.S Enterpirse dhe vetëm Kirk do të jetë në dijeni të këtij fakti, në në momëntin që do të flaket përkohësisht jashtë anijes kozmike.

Në vendin ku do të gjëndet do të njohë rivalin e tij pikant në një dimension tjetër brënda të njëjtit realitet.Kthimi i tij përsëri në U.S.S. Enterpirse do të shoqërohet me njohuritë e duhura për të shaktërruar anjijen kozmike armike e cila kishte shaktërruar majft deri në atë moment.

Misioni shpëtimtar tashmë dihet. Të shkatërrohet anija armike dhe të shpëtohet kapiteni i U.S.S Enterprase, i cili mbahej i burgosur, pas një dialogu të dështuar për të vendosur paqe.

Edhe pse nuk pëlqehen shumë, Cirk dhe Spock janë të detyruar ta marrin sëbashku këtë mision, pasi asnjë nga të dy nuk do të ishte në gjëndje t'ia dilte i vetëm. Falë përgatitjes dhe aftësive të djemve, U.S.S Enterprise fiton duelin, ndërkohë që rikuperon edhe kapitenin e saj të parë. Rraca njerëzore mbijeton përsëri ndaj një kërcënimi tjetër, ndërsa Cirk bëhet kapiteni i ri i U.S.S. Enterprise.

Rreth filmit
Filmi i filloi xhirimet në 7 Nentor 2007 dhe mbaroi në 27 Mars 2008, edhe pse pjesa e dytë e xhirmeve të filmit u realizua në fillim të Prillit, në Bakersfield, Kaliforni. Kjo shërbehu për të realizuar fëmijërinë ë Cirk. Xhirime janë kryer në City Hall të Long Beach, Kaliforni; San Rafael Suell në Utah; California State Univeristy, Northridge; Doger Staduim etj.

Komapnitë që bënë diferencën në efektet speciale që u përdorën në këtë film ishin Industrial Light & Magic dhe Digital Domain. Në krye të efekteve vizive ishte Roger Guyett, i cili kishte bashkëpunuar më parë me regjsiorin Abrams në Mission Impossible III.

Regjisori Abrams u shpreh se nuk kishte xhiruar skena vetëm në sfondet blu dhe jeshil pasi ato e bënin shumë nevrik. Përsa i përket anijeve kozmike të përdorura në këtë film ato ishin të gjitha efekete dixhitale.

Premiera e filmit
Në Shkurt 2008, Paramount njoftoi se do të shtynin datën e premierës nga 25 Dhjetor 2008 në 8 Maj 2009, pasi studio e gjykoi se njerëzit do të ishin më shumë të interesuar ta ndiqnin këtë film në verë se sa dimër. Filmi mbaroi praktikisht në fund të 2008.

Një surprizë e vërtetë u mbajt në 6 Prill 2009 në kinemanë Alamo Drafthouse ne Austin, Texas.

Ndërsa shfaqej filmi Star trek II: Furia e Khan, u bë një ndërhyrje rreth dhjetë minuta me pjesë nga filmi i fundit që po pritej nga Star Trek. Në këtë moment ngjiten në skenë skenaristët e filmit Robert Orci, Alex Kurtzman dhe producenti Lindelof të cilët iu drejtuan audiencës " a doni të vazhdojë versioni i ri i filmit?" dhe pas kësaj premiera e vërtetë u mbajt në 7 Prill 2009 në Sydney Opera House.

Box office
Ky film në premierën e tij në kinematë masive në 7 Maj 2009 arkëtoi rreth 4 milion $. Në total deri në fund të 2009 arkëtoi rreth 385,494,555$, ku nga këto rreth 127,764,536$ ishin arkëtime nga jashtë USA.

Ky film renditet i trembëdhejti, direkt pas Sherlock Holmes.

Regjia J.J. Abrams
Aktorë Chris Pine, Zachary Quinto, Leonard Nimoy, Eric Bana, Bruce Greenwood
Zhanri Aksion, Aventurë, Fantashkencë
Minutazhi 127 min
Kompania Paramount Pictures
Vleresime Nominime: Academy Awards, USA, BAFTA Awards

 Për më shumë informacion: http://www.imdb.com/title/tt0796366/

Për të shkarkuar titrat shqip: Kliko Këtu

0 comments:


Leave a Reply

.