Titra Shqip nga UniVerseHub
.

[Titra Shqip] Iron Man 2 [2010]

Posted by UniVerseHub | | Category: |

Gjashtë muaj pasi tregoi identitetin e tij si Iron Man, Tony Stark, drejtori ekzekutiv i Stark Industries, ka ndihmuar gjatë gjithë kësaj kohe për ruajtjen e rendit botëror. Një komitet i përbërë nga senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kërkon Stark që ta dorzojë teknologjinë e tij për testime nga ana e ushtrisë. Stark refuzon duke turpëruar publikisht rivalin Justin Hammer duke i demonstruar se konkurrentët janë të paktën pesë vjet larg arritjes së krijimit të kësaj teknologjie.

Starku ka zbuluar se paladiumi në reaktorin që e mban gjallë dalëngadalë po e helmon. Të gjitha tentativat për të gjetur një zëvendësues kanë dështuar. Duke e ditur se shpejt mund të humbë jetën Stark emëron asistentin e tij personal Pepper Potts, si drejtoreshë ekzekutive të Stark Industries, duke e zëvendësuar atë me Natalie Rushman.

Gjatë pjesmarrjes në një garë në Monaco, Stark sulmohet nga Ivan Vanko, i cili ka ndërtuar një reaktor të tijin në miniaturë, që mund ta mbrojë atë nga energjia elektrike. Pasi arrin të mundë Vankon, Stark zbulon se Vanko është i biri i Anton Vanko, fizikantit Rus që më parë kishtë qenë parter i të atit të Stark. Anton Vanko që më parë kishte ndihmuar në krijimin e reaktorit, para se të vdiste e kishte pasuar teknologjinë te i biri. Ivan Vanko, në atë kohë në burg, arrin të arratiset me ndihmën e Justin Hammer, i cili e cakton për të krijuar një linjë veshjeje antiplumb që ai më pas ta përdorë për tju kundërvënë Starkut.

Ndërkohë që qeveria i ushtron presion për të dhënë teknologjinë e reaktorit duke qenë se ajo është edhe në duart e dikujt tjetër, Stark organizon një festë i veshur si Iron Man duke e menduar si ditëlindjen e tij të fundit ku ai dehet dhe fillon të përbëjë rrezik për veten dhe për njerëzit që ka pranë. Miku i tij Nën Koloneli James Rhodes merr veshjen Mark II, nënshtron Tonyn, dhe ja dorëzon veshjen ushtrisë. I turpëruar Stark afrohet nga Nick Fury i S.H.I.E.L.D, i cili i tregon se Natalie është një agjente sekrete e cila e ndihmon atë me artifakte që i ati i ka pasur më parë, për ti përdorur në gjetjen e një kure për paladiumin që po e helmon. Stark kupton që i ati i kishte lënë një mesazh të fshehur në diagramën origjinale të ekspozitës së vitit 1974. Modeli është gjithashtu një diagramë e strukturës atomike së një elementi të panjohur. Tony ndërton një pjesëz përshpejtuese me ndihmën e kumpjuterit të tij J.A.R.V.I.S. dhe e sintetizon këtë element të ri. Elementi më pas ngarkohet te reaktori në pjesën e gjoksit dhe kuron helmimin e paladiumit që kërcënonte Starkun. Më vonë Ivan i telefonon Starkut dhe i thotë që ai është i hapur dhe i vendosur për hakmarrje.
Në ekspozitë, Hammeri zbulon telekomandën ushtarake, të komanduar nga Rhodes në një version të ri te armatosur të veshjes së konfiskuar Mark II. Stark vjen i veshur si Iron Man për të paralajmëruar Rhodes, por Vanko vihet në zotërim të telekomandës dhe armaturës se Rhodes, duke sulmuar Iron Man. Ndërsa Stark ndeshet ndaj ketyre armiqve të telekomanduar, Potts arreston Hammerin ndërsa truproja e Stark, Happy Hogan dhe Natalia nxitojnë të ndalojnë Vankon. Kur më në fund arrijnë, Vanko ka arritur të shpëtojë falë një armature të re më të fuqishme, por Natalie është e aftë ti japë Rhodes kontrollin e armaturës së tij kështu që të dy bashkë me Stark të luftojnë në krahë të njëri tjetrit. Pasi kanë mposhtur telekomandimin, të dy përdorin një goditje të kombinuar për të mundur Vankon, por armatura e tij e telekomanduar është pajisur me një sistem vet shkatërrues. Ndërkohë që janë duke ikur, Stark vrapon për të shpëtuar Pepper, duke e shpëtuar atë në minutën e fundit. Ajo heq dorë nga pozicioni i drejtoreshës ekzekutive, ndërsa ajo dhe Stark puthen më në fund, ndërsa Rhodes largohet me armaturën e tij të re.

Gjatë marrjes së udhëzimeve, Fury informon Starkun që është i "papërshtatshëm" për një iniciativë hakmarrëse S.H.I.E.L.D. dëshiron Iron Man si këshilltar. Ai pranon me kushtin që Senatori Storn ta shpërblejë atë dhe Kolonelin Rhodes me medalje për trimëri.

Produksion

Xhirimet e filmit filluan në 6 prill 2009, në Tepmullin Mason në Pasadena. Emri i rremë gjatë punimeve isthe Rasputin. Xhirimet gjithashtu u rrealizuan në Edwards Air Force Base dhe në Monaco Grand Prix. Gjatë një interviste aktorja Olivia Munn deklaroi se asaj i ishte dhënë një rol tjetër dhe i ishte dashur të xhironte nga fillimi të gjitha skenat. Skenat e reja ishin gazmore dhe Jon Favreu tha se: Këto gjëra ndodhin në editimin e filmave por ne të gjithë të pëlqejmë shumë ty. Marvel dhe Jon u detyruan të shtonin një tjetër karakter nga Marvel Universe që Olivia të mund të qëndronte në film.

Rreth filmit

Kolona zanore e filmit është bërë në bashkëpunim me AC/DC dhe është lancuar nga Columbia Records në 19 prill 2010.
Traileri i filmit u shfaq për herë të parë 16 dhjetor 2009.
Filmi gjithashtu është përshtatur dhe në një novelë në prill 2010, të shkruar Alexander C. Irvine.
Nje lojë kopjuterike e bazuar në film doli në shitje nga Sega në 4 maj 2010.

Box Oficce

Iron Man 2 u shfaq në mbarë botën te mërkurën, në datë 28 prill 2010, në gjashtë shtete europiane. Filmi siguroi 100.2 milion $ të ardhura në 5 ditët e para me 6764 shfaqje në 53 tregje të huaja. Korporata IMAX raportoi se filmi siguroi 2.25 milion $ te ardhura në 48 kinema IMAX jashtë vendit. Ky film kaloi rekordin e mëparshëm të IMAX 2D që mbahej nga Transformers: Revenge of the fallen.



Regjia Jon Favreau
Aktorë Robert Downey Jr., Gwyneth Paltrow, Don Cheadle, Scarlett Johansson, Mickey Rourke, Samuel L. Jackson.
Zhanri Aksion, Aventure, Sci-Fi, Thriller
Minutazhi 124 min
Kompania Paramount Pictures, Walt Disney

 PËR TË SHKARKUAR FILMIN DHE TITRAT SHQIP:
Për të shkarkuar fimin:
FileServe...
http://www.fileserve.com/file/XeJh5rP/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part1.rar
http://www.fileserve.com/file/f3fqPc5/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part2.rar
http://www.fileserve.com/file/WwxebDE/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part3.rar
http://www.fileserve.com/file/b4KMDXe/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part4.rar
http://www.fileserve.com/file/dByx4rM/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part5.rar
http://www.fileserve.com/file/SR88Hph/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part6.rar
http://www.fileserve.com/file/F85YUH7/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part7.rar
http://www.fileserve.com/file/PGryjWM/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part8.rar
HotFile...
http://hotfile.com/dl/66907707/826e578/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part1.rar
http://hotfile.com/dl/66907723/c07689c/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part2.rar
http://hotfile.com/dl/66907794/29dcdc4/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part3.rar
http://hotfile.com/dl/66907888/a04f25a/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part4.rar
http://hotfile.com/dl/66907918/2ea9724/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part5.rar
http://hotfile.com/dl/66907954/7b79396/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part6.rar
http://hotfile.com/dl/66907968/8f3258c/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part7.rar
http://hotfile.com/dl/66907973/30fa9ff/Iron.Man.2.2010.DVDRip.x264.AC3-ViSiON.part8.rar
Megaupload...
http://www.megaupload.com/?d=PE1FSBGG
http://www.megaupload.com/?d=VA8LA297
http://www.megaupload.com/?d=3R4AA4A4
http://www.megaupload.com/?d=HKRVB8E4
Për të shkarkuar titrat shqip:
Megaupload...
http://www.megaupload.com/?d=29EXH003

0 comments:


Leave a Reply

.