Titra Shqip nga UniVerseHub
.

[titra shqip] Kick-Ass [2010] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |

Dave Lizewski është një adoleshent si gjithë të tjerët i cili pyet veten, pse askush nuk ka vendosur të bëhet superhero si ata në librat për fëmijë, kështu që vendos të bëhet ai një superhero në jetën reale, megjithëse nuk kishte ndonje superfuqi. Gjatë përpjekjes së tij të parë për të luftuar krimin, Dave rrihet keq, goditet me thikë, dhe përplaset nga një makinë. Disa nga nervat e Dave janë dëmtuar dhe si pasojë, ai mund të durojë dhimbje të mëdha, ndërkohë që disa pllaka metalike i janë vendosur në trup për të mbajtur kockat. Pas një periudhe të gjatë shërimi, Dave kthehet në shkollë, vetëm për të kuptuar se, vajza që ai pëlqente më shumë, Katie Deauxma ishte e interesuar për të, por vetëm sepse mendonte se ai ishte homoseksual. Dave e pranon këtë gjë në mënyrë që të kalojë sa më shumë kohë me të.

Dave vazhdon të patrulloj rrugëve, deri kur një ditë ndeshet me një zënkë ndërmjet dy grupeve dhe mbron të vetmen viktimë nga agresorët. Një kalimtar e filmon të gjithë ngjarjen, ndërsa dave thërriste veten “Kick-Ass”. Video kthehet në fenomen në YouTube, dhe Dave krijon një faqe në MySpace ku njerëzit mund të kontaktojnë me të.

Katie i rrëfen Dave se ajo po ngacmohet nga një shpërndarës droge, dhe ai arrin ta bind që ti kërkoj ndihmë “Kick-Ass”. Davë më pas arrin të lokalizojë shpërndarësin kur po dërgonte një porosi, por gjunjëzohet nga ndihmësi i shpërndarësit, i cili kishte si synim ta vriste. Ai shpëtohet nga një fëmijë i maskuar si Hit Girl, e cila vret agresorët dhe më pas largohet me të atin, Big Daddy. Më pas ata lehtësisht arrijnë të kontaktojnë me “Kick-Ass”, duke e informuar se ata mund të punojnë së bashku, dhe që do të mbajnë kontakt.

Big Daddy zbulohet që është Damon Macready, një ish polic i cili ishte shkarkuar nga detyra pas akuzave nga lideri i krimit vendas, Frank D’Amico. Ndërsa Damon ishte i burgosur, bashkëshortja mori një mbidozë ilacesh gjumi dhe ndërroi jetë ndërkohë që lindte vajzën e tyre, Mindy. Pas lirimit, Damon trajnoi Mindy-n për të lufutar krimin si “Hit-Girl” ndërsa ai u bë Big Daddy.


Duke kujtuar se “Kick-Ass” ishte përgjegjës për dëmtimin e organizatës së tij, D’Amico urdhëron njerëzit e tij ta eleminojnë atë. Pasi D’Amico vret një mashtrues të veshur si “Kick-Ass”, djali i tij Chris, sygjeron një mënyrë tjetër për tu afruar me “Kick-Ass”. Chris do të vishet si një super hero i quajtur Red Mist, për të bërë që “Kick-Ass” të besojë te ai, dhe ta udhëheqë drejt një gracke. Red Mist takohet me “Kick-Ass” dhe kur arrijnë në magazinën ku fshihej D’Amico e gjejnë gjithë vendin në flakë, me të gjithë njerëzit të vdekur. Red Mist gjen disa prova ku kupton se Big Daddy është përgjegjës.


Duke parë seriozitetin e kësaj situate, Dave mendon të heqë dorë nga të qënit “Kick-Ass”. Ai i tregon të vërtetën Katie, e cila e kupton dhe vendos që të bëhet përfundimisht e dashura e tij. Pak kohë më pas, Dave gjen një mesazh urgjent nga Red Mist, që I kërkonte të takoheshin, dhe që të gjejnë Hit Girl dhe Big Daddy. “Kick-Ass” e udhëheq Red Mist në një nga shtëpitë e Macready, bashkë me njerëzit e D’Amico që i ndiqnin. Red Mist qëllon Hit Girl, duke e flakur jashtë dritares. Big Daddy dhe “Kick-Ass” kapen rob dhe cohen në një nga magazinat e D’Amico për tu torturuar në trasmetim të drejtpërdrejtë në internet. “Kick-Ass” dhe Big Daddy rrihen keqazi, kur Hit Girl, e cila mbijetoi pasi kishte veshur një jelek antiplumb vjen dhe vret gangsterët.. Big Daddy është djegur keqazi, dhe vdes nga plagët e marra. “Kick-Ass” përpiqet të bindë Hit Girl të heqë dorë, por ajo planifikon të përfundojë atë që i ati kishte nisur, dhe “Kick-Ass” vendos ta ndimojë.


Duke pozuar si një vajzë shkolle, Mindy arrin të futet në zyrat qendrore të D’Amicos dhe vret shumicën e njerëzve të tij, por i mbarojnë municionet. Kur një nga njerëzit e D’Amicos është gati për ta qëlluar me një hedhës raketash të vjedhur nga shtëpia e Macready, “Kick-Ass” vjen më nje paisje fluturuese i mbushur me automatikë dhe vret keqbërësin e fundit. Ai pastaj fillon të luftojë me Red Mist dhe të dy bien pa ndjenja. Hit Girl ndeshet me D’Amico po ajo është përfundimish e tronditur. Kur D’Amico është gati për ta qëlluar, “Kick-Ass” i kthyer në vete shkrep bazooka-n duke e fluturuar D’Amicon jashtë dritares. Red Mist vjen vërdallë kur sheh “Kick-Ass” dhe Hit Girl të largohen me paisjen fluturuese.


Hit Girl dhe “Kick-Ass” heqin dorë nga luftimi i krimit për të bërë një jetesë normale. Mindy, tashmë nën kujdestarinë e Rreshterit Marcus Williams, rregjistrohet në shkollën e Dave. Dave shpjegon se një erë e re super heronjsh është frymëzuar nga mundimi i tij. Në fazën finale, Red Mist, ka marrë në dorë biznesin e të atit, mban një maskë të re dhe i shpall luftë të gjithë popullatës së super heronjve duke cituar Joker-in: “Prisni, ata do të shohin hakmarrjen time”


Rreth filmit


Kick-Ass është një film aksion – komedi i vitit 2010 bazuar në librin komik me të njëjtin emër, shkruar nga Mark Milalr dhe John Romita Jr. Skenat e filmit u xhiruan në Hamilton, Ontario, Canada në shkollën Sir Winston Churchill. Gjithashtu dhe në Toronto, Ontario, Canada, dhe disa vende të tjera në Britaninë e Madhe.


Kritika


Tim Robey i The Daily Telegraph, te cilit nuk i kishte pëlqyer filmi deklaroi se filmi Kick-Ass ishte një film i zbrazët dhe i llustruar më kot. Christophet Tookey i The Daily Mail paralajmëroi, “Mos u gënjeni nga rryma” Chris Hewitt i reviztës Empire deklaroi “Një film zbavitës dhe qesharak, me një ritëm perfekt, dhe një nxitim i dhunshëm që e con filmin në një vend ku filma të tjerë luftojnë për të arritur. Dhuna e filmit duket që është një fantazi kartonash dhe nuk duhet të merret seriozisht.” Manohla Dargis e The New York Times shkroi, “I shpejtë, në mënyrë periodike për të qeshur, dhe shpesh i dhunshëm në mënyrë groteske.


Box Office


Filmi u shfaq për herë të parë ne Britaninë e Madhe në 26 mars 2010. Ne Australi u shfaq në 8 prill dhe në Amerikën e Veriut në 16 prill nga LionsGate.


Filmi arkëtoi rreth 12 milion në mbarë botën përpara se të shfaqej në Shtetet e Bashkuara. Në fundjavën e debutimit në USA arkëtoi 19.8 milionë.

Së fundmi filmi ka arkëtuar 48,071,303 dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe 47,960,570 dollarë amerikanë. 


Regjia Matthew Vaughn
Aktorë Aaron Johnson, Christopher Mintz-Plasse, Chloë Grace Moretz, Nicolas Cage, Mark Strong
Zhanri Aksion, Krim, Thriller
Minutazhi 117 min
Kompania Universal Pictures, Lionsgate
..Për më shumë informacion për këtë film: http://www.imdb.com/title/tt1250777/

Për të shkarkuar filmin dhe titrat shqip:
FileSonic>
http://www.filesonic.com/file/r000216945/8362321/Kick-Ass.2010.R5.XviD.AC3-ViSiON.part1.rar
http://www.filesonic.com/file/r000216945/8362335/Kick-Ass.2010.R5.XviD.AC3-ViSiON.part2.rar
http://www.filesonic.com/file/r000216945/8362339/Kick-Ass.2010.R5.XviD.AC3-ViSiON.part3.rar
http://www.filesonic.com/file/r000216945/8362341/Kick-Ass.2010.R5.XviD.AC3-ViSiON.part4.rar
http://www.filesonic.com/file/r000216945/8362343/Kick-Ass.2010.R5.XviD.AC3-ViSiON.part5.rar
http://www.filesonic.com/file/r000216945/8362349/Kick-Ass.2010.R5.XviD.AC3-ViSiON.part6.rar
Megashares>
http://d01.megashares.com/?d01=kVvP5t8
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=8L4WXPT1
Për të shkarkuar titrat shqip:
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=81LTG4AZ

0 comments:


Leave a Reply

.