Titra Shqip nga UniVerseHub
.

Rambo [2008] [titra shqip] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: , , , , |



Vietnam, veterani John Rambo i ka mbijetuar shumë provave të mundimshme gjatë jetës së tij dhe që atëherë është tërhequr drejt një jete të thjeshtë për mbijetesë në Bangkok, ku e kalon kohën duke shpëtuar varka të vjetra PT dhe tankse nga scrapi për metal.

Edhe pse përpiqet të shmangë telashe, telashet e gjejnë vetë rrugën për tek ai. Një grup misionarësh Kristianë, të udhëhequr prej Michael Burnett dhe Sarah Miller takojnë Rambon me dëshirën që të marrin varkën e tij me qera për të lundruar përgjatë lumit Burma. Për mbi 50 vjetë, Burma ka qënë zonë luftimesh.

Banorët e zonës Karen, fshatarë dhe fermerë, kanë qënë nënshtruar ndaj rregullave shtypës dhe brutalë të milicisë, duke u munduar për mbijetesë ç'do ditë.
Në këtë kohë ndihmat mjekësore dhe mbështetja e grupit misionar nevojitet më shumë se kurrë.

Falë konsideratës dhe këmbnguljes së këshilltarit të tij, Ed Baumgartner, Rambo e pranon ofertën e misionarve dhe nis lundrimin drejt rrjedhës së sipërme të lumit.

Më në fund kur misionarët arrijnë në fshatin Karen, ata bien në grackën e Majorit sadist Pa Tee Tint dhe ushtrisë së tij Burmese. Një pjesë e banorve të fshatit dhe e misionarve torturohen dhe vriten barbarisht, ndërsa pjesa tjetër do të mbahen robë nga Majori dhe burrat e tij të armatosur.

Lajmi shumë shpejt do të shkojë tek ministi përgjegjës për grupin e misionarve dhe nën ndihmën e Ed Baumgartner, do të bindë Rambon për të drejtuar një mision shpëtimi. Me ndihmën e pesë mercenarve të rinj dhe të stërvitur në dispozicion të tij, heroi ynë do të lundrojë përsëri në lumë, me qëllim lirimin e të mbijetuarve nga regjimi i Majorit Tint, ç'ka mund të jetë një prej misioneve më vdekjeprurës për Rambon.


"I katërti film nga aktori Silvester Stallone sjell elementë të rinj, duke punuar në maksimum kur ambjeni ku shkel është familjar për të".
Kevin Crust, Los Angeles Times

"Silvester Stallone, i cili është regjizor dhe protagonist në film, nuk na jep arsye të detyrueshme se, pse ne apo Rambo duhet të përfshihemi në misionin e tij."
Kyle Smith, Neë York Post

"Në qoftëËse kërkoni aksion, ja ku është."
Mick LaSalle, San Francisco Chronicle

"E vështirë të përcaktosh se kush është audienca për Rambon, projekti më i fundit i Silvester Stallone"
Claudia Puig, USA Today

Regjia Sylvester Stallone
Aktorë Sylvester Stallone, Julie Benz, Paul Schulze, Matthew Marsden, Tim Kang
Zhanri Aksion, Aventurë, Triller
Minutazhi 93 min
Kompania Rogue Marble, Emmett/Furla Films, Equity Pictures

Më shumë informacion: http://www.imdb.com/title/tt0462499/ 
Shkarko titrat shqip KËTU

Të tjerët:

First Blood (1982)

Shkarko titrat shqip KËTU

Rambo: First Blood Part II (1985)

Shkarko titrat shqip KËTU

Rambo III (1988)

Shkarko titrat shqip KËTU

0 comments:


Leave a Reply

.