Titra Shqip nga UniVerseHub
.

[titra shqip] Get Him to the Greek [2010] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |


GET HIM TO THE GREEK





Ylli i rokut Aldous Snow nxjerr në shitje një album të shoqëruar me një këngë “African Child”. Kënga dhe video dështojnë, ndalohen dhe nga revista popullore NME cilësohet si: “gjëja me e keqe që i ka ndodhur Afrikës pas Aparteid-it” E dashura e tij Jackie Q merr kujdestarinë e djalit të tyre, Naples, dhe largohet. Si rrezultat i kësaj ai fillon të pi dhe të marrë drogë sërish.

Në të njëjtën kohë në Los Angeles, Aaron Green është një i ri idealist i sapo diplomuar i cili punon si kërkues talentesh të nivelit të ulët për kompaninë Pinnacle Records. Ai jeton me të dashurën e tij Daphne, një doktoreshë që po kryen praktikën, por ata nuk shihen shpesh me njëri tjetrin si pasojë e punës së saj me orar të zgjatur. Pinnacle Records ka humbur shumë para, kështu që drejtuesi i kompanisë, Sergio Roma, tashmë po kërkon ide. Green propozon të marrin Aldous Snow që të kendojë në Greek Theatre në Los Angeles për përvjetorin e 10-të të një performance vecanërisht të famshme. Një muaj më vonë, ai dërgon Aaron në Londër për të gjetur Aldous. Përpara se të niset, Aaron shkon në spital të takojë Daphne për ti thënë se do të largohej për disa ditë. Ajo e informon se ka marrë një ofertë për punë nga një spital në Seattle, në të cilin do të ketë më pak punë. Aaron nuk e pëlqen idenë e shpërnguljes në Seattle, duke lënë pas punët që kanë aktualisht, dhe një argument që nënkupton ndarjen del në pah.

Pasi gjen Aldous në apartamentin e tij, Aaron kërkon më kot të kontrolloj sjelljen e panënshtruar të Aldous, duke humbur disa fluturime. Ata kalojnë lokal më lokal nëpër qytet për disa orë duke festuar me femra dhe alkool. Daphne e merr në telefon për të kërkuar falje për zënkën e mëparshme, por Aaron mendon se ata janë ndarë tashmë. Gjatë festës, Aaron pa dashur i telefonon të dashurës, dhe ajo dëgjon që ai po festonte me femra të tjera.

Më në fund kur arrijnë në New York, ata shkojnë zë zyrat e BBC për emisionin e mëngjesit ku Aldous do të performojë për rikthimin e tij. Aaron dëgjon nga Sergio se duhet ta mbajë Aldous të kthjellët, dhe ai konsumon të gjithë alkoolin dhe mariuhanën gjatë rrugës për në televizion. Disa minuta para performancës, Aldous kupton se ai nuk është në gjendje të kujtojë tekstin e këngës African Child, pak pasi Aaron kishte pranuar se African Child ishte kënga që i pëlqente më pak. Duke fajësuar Aaron-in për këtë gjë, ai e dërgon të kërkojë tekstin në një gjendje të dehur. Aaron nuk e kryen dot këtë detyrë, dhe pas disa strofash të African Child, Aldous ndalon bandën e tij, dhe fillon të luajë një nga këngët e tij të vjetra të quajtur “The Clap” për të gjallëruar dhe kënaqur audiencën e tij. Aaron gjithashtu kishte përmendur më parë se The Clap ishte e preferuara e tij.

Ndërsa pregatiten të fluturojnë për në Los Angeles, Aldous detyron Aaron të fshehi pak heroinë në trupin e tij. Gjatë udhëtimeve të tyre nëpër Londër dhe New York, Aaron ka mësuar se Aldous është shumë i trishtuar dhe i vetmuar, duke qenë se i mungon shumë i biri dhe prej vitesh nuk ka parë ndonjë shenjë dashurie nga i ati. Aaron i tregon për problemet e lidhjes së tij dhe Aldous e këshillon që të kënaqet gjatë kohës që janë në Los Angeles. Duke këshilluar Aldous, Aaron i këshillon të vizitojnë Jackie Q dhe të atin kështu që ndalojnë në Las Vegas. Gjithashtu aty shkon edhe Sergio i cili e lidh Aaron me një vajzë të rrëmujshme të quajtur Destiny, që e con Aaron-in në një dhomë. Aksidentalisht ai merr në telefon Daphne-n e cila dëgjon cdo gjë që ndodh aty. Kur ai i tregon Aldous se cfarë kishte ndodhur në dhomë, të tjerët fillojnë të qeshin dhe e inkurajojnë të tymosë një “Geoffrey”, një drogë që përshkruhet si napolitani i drogërave. Ndërsa i tregohet për ingredientët e Geoffrey, Aaron-in e zë paniku duke menduar se do te kalonte një atak kardiak, ndërsa Aldous përpiqet që ta qetësojë. Aldous zihet me të atin, Sergio i bashkohet zënkës gjithashtu i droguar me Geoffrey, dhe zënka përfundon kur dhoma e hotelit merr flakë. Aldous tenton të ndihmojë Aaron me një dozë adrenalinë të injektuar në zemër dhe dalin duke vrapuar nga hoteli, të ndjekur nga Sergio i cili përplaset nga një makinë.

Aldous dhe Aaron arrijnë në Los Angeles, ku Snow takohet me Jackie Q, ish të dashurën. Ajo ka kohë që shoqërohet me bateristin e Metallica, Lars Ulrich, dhe i tregon Aldous se Naples nuk është me të vërtetë djali i tij biologjik. Kjo e zemëron edhe më shumë. Ndërkohë, Aaron shkon në shtëpi për ti kërkuar falje Daphne-s . Ata ndërpriten kur Aldous Snow shkon në shtëpinë e tyre dhe përfshihet në diskutim. Snow propozon që ai, Aaron dhe Daphne të përfshihen në një lidhje 3-she, duke qenë se Aaron kishte qenë me femra të tjera gjatë kohës që kishte qenë më Aldous. Daphne nuk ndihet mirë me idenë e lidhjes 3-she dhe largohet nga dhoma. Aaron i zemëruar i thotë Aldous të largohet.

Në vend që të pregatitej për shfaqjen e tij, Aldous ngjitet në tarracën e Standard Hotel në qendër të Los Angeles, dhe thërret Aaron, duke e kërcënuar se do të hidhej. Aaron nxiton për në tarracën e hotelit, duke tentuar ti mbushë mendjen Aldous që të zbresë që aty. Aldous tenton të hidhet në pishinën e hotelit dhe thyen krahun në anë të pishinës. Ai thotë se ndihet i vetmuar dhe se nuk ka lidhje me njerëzit, ndërsa Aaron i thotë se mijëra fansa e duan dhe presin me padurim ta shohin. I frymëzuar nga fjalët e Aaron, Aldous Snow vendos të shkojë dhe të performojë në Greek Theatre. Aaron tenton ta cojë në spital, por Aldous këmbëngul që të këndojë në Greek Theatre. Sergio tenton ti japë drogë Aaron për t’ia ofruar Aldous në mënyrë që ti lehtësojë dhimbjet. Aaron i nervozuar refuzon dhe vendos të lërë punën. Ai ngjitet në skenë me Aldous, duke tentuar ta bindë për të fundit herë që të shkojnë në spital. Gjithsesi, Aaron e shikon sa i lumtur është Aldous në skenë dhe vendos që ai të vazhdojë ndërsa ai shkon të pajtohet me të dashurën. Disa muaj më vonë në Seattle ku Aaron është transferuar me të dashurën, një Aldous Snow më i shëndetshëm dhe i kthjellët i është rikthyer famës me një këngë të prodhuar nga Aaron, bazuar në ngjarjet e asaj natë në Las.

Produksioni:
Në 17 prill 2009 filmimet e para ishin me Russell Brand duke performuar si një yll roku, Aldous Snow në programin e tij “Russell Brand: Scandalous” përpara 20000 fansave. Ai performoi këngët “Inside Of You” dhe “I Am Jesus”

Provat filluan ne 27 prill 2009 dhe filmimet me 12 maj. Filmi u xhirua në New York, Las Vegas, Los Angeles dhe Londër.

Në 25-26 korrik 2009 ata xhiruan The Today Shoë në New York me Meredith Vieira duke intervistuar Brand si Aldous Snow. Ne 7 gusht 2009 xhirimet vazhduan në Trafalgar Square, Londër. Gjatë filmimeve Brand u sulmua nga një kalimtar i cili i shtyu në shatërvan. Nga 12-16 gusht filmimet vazhduan në Hatfield House, Hertfordshire. Ne 14-15 shtator xhirimet vazhduan në Neë York dhe në 15 janar 2010 në Los Angeles ku ndodh dhe një skenë humoristike që Aldous Snoë përplaset me një fotograf..

Kritika:
Filmi ka pasur më tepër komente pozitive. Kritikët një zëri kanë deklauar se: Falë një skenari të përshtatshëm dhe disa perofmanca fituese nga Jonah Hill dhe Russell Brand, Get Him To The Greek është një nga komeditë me të bukura të vitit.

Roger Evert i Chicago Sun-Times e vlerësoi me 3 nga 4 yje filmin duke thënë se: Nën një mbulesë të trashë, te qeshurave të lira, humorit bajat, komedisë së dhunshme, dhe një shfrytëzimi të dukshëm, Get Him To The Greek është përfundimisht një film i bukur.

Box Oficce:
Në fundjavën e shfaqjes filmi u rendit i 2-ti pas Shrek Forever After me 17,570,955 dollarë të arkëtuar. Në javën pasardhëse filmi ra në vendin e 4-rt me 10,100,000 dollarë të ardhura. Në Britaninë e Madhe, Get Him To The Greek rendit i pari me 1,569,556 paund në javën e parë përpara se të renditej i 2-ti në javën pasardhëse me 1,048,898 paund. Gjithsef filmi ka grumbulluar 60,974,475 dollarë brenda vendit dhe 27,400,000 dollarë në vendet e huaja, me një fitim 88,374,475 dollarë në total.

Për më shumë informacion: http://www.imdb.com/title/tt1226229/

Për të shkarkuar filmin me titra shqip:

0 comments:


Leave a Reply

.