Titra Shqip nga UniVerseHub
.

[Titra Shqip] Jonah Hex [2010] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: , , |


Gjatë luftës civile në Amerikë, Jonah Hex luftoi në krahë të konfederatës deri në momentin që komandanti i tij e urdhëroi të digjte një spital. Hex refuzoi, dhe u detyrua me forcë të vriste shokun e tij të ngushtë, djalin e Turnbull, Jeb. Pas luftës, Turnbull dhe krahu i tij i djathtë, Burke, e lidhin Hex-in dhe e detyrojnë të shikojë teksa djegin shtëpinë së bashku me gruan dhe djalin e tij brenda. Më pas Turnbull damkos fytyrën e Hex me inicialet “QT” dhe e le të vdesë nga etja. Disa ditë më vonë, Amerikanë Vendas e gjejnë Jonah dhe e rikthejnë në jetë duke përdorur fuqitë e tyre mistike. Si rezultat, Jonah ka fuqinë që për një kohë të shkurtër të ringjallë dhe komunikojë me të vdekurit. Kur Turnbull vdes gjatë një zjarri në një hotel, Hex heq dorë nga uria për tu hakmarrë duke u shndërruar në një gjahtar shpërblimesh.

Në 1876, Hex shëtit nëpër qytetin e Stunk Crick me katër të jashtligshëm të vdekur dhe kërkon shpërblim, vetëm për të kuptuar se kryetari i bashkisë dhe sherifi nuk kanë ndërmend të paguajnë, por vetëm të vrasin Hex për shpërblimin e tij. Në të kundërt Hex i vret ata dhe disa ndihmës të sherifit, merr shpërblimin e tij nga xhepat e të vdekurve dhe largohet. Në një pjesë tjetër të qytetit, Turnbull, i gjallë dhe shëndoshë e mirë, po orkestron planin për plackitjen e një treni që transporton pjesë të një arme të fuqishme duke vrarë të gjithë rojet ushtarake dhe pasagjerët civilë. Kur informohet për plackitjen, Presidenti Grant, merr me mend se Turnbull po planifikon një akt terrorist për 4 Korrikun, gjatë festimeve për njëqind vjetorin e Amerikës. Grant udhëzon Togerin Grass të gjejë Hex dhe ta punësojë për të ndalur Turnbull. Jonah shkon në një shtëpi publike dhe kalon natën me Lilah, një prostitutë e tërhequr nga burrat e shpërfytyruar për arsye jo vetëm profesionale. Kur ai pregatitet të largohet të nesërmen në mëngjes, njerëzit e Grass i thonë se Turnbull është akoma i gjallë. Ata i tregojnë një nga ndihmësit e Turnbull të kapur gjatë plackitjes, i cili kishte thënë se Turbull është drejtuar për në veri-perëndim, përpara se të vdiste gjatë marrjes në pyetje. Por Jonah e ringjall për pak momente dhe meson se ai nuk di asnjë gjë se ku mund të ndodhet Turnbull. E vetmja gjë që ai mund të bëjë është të tregojë se kush e rekrutoi, ish Koloneli Slocum, i cili po drejton një pavijon ilegal në Karolinën e Jugut, për në juglindje.

Me ndihmën e një aristokrati të korruptuar në Washington, Adleman Lusk, Turnbull arrin të gjejë dhe vjedhë pjesët e mbetura të armës që ai po kërkon. Kur Hex ndeshet me Slocum në Karolinën e Jugut, Slocum refuzon të flasë, duke i thënë Hex në mënyrë sarkastike që të pyesi djalin e vdekur të Turnbull në qoftë se do të të dijë se ku fshihet i ati. Jonah thotë se ajo i duket një ide e mirë dhe më pas dhe më pas hedh Slocum në rreth që të vritet nga njerëzit e tij. Në një varrezë në Gettysburg, Jonah gërmon dhe ringjall Jeb Turnbull. Jonah i kërkon falje që e kishte vrarë dhe i thotë se i ati duhet ndalur në mënyrë që të mos vrasë më njerëz të tjerë. Jeb i tregon se i ati ndodhet në Fort Resurrection dhe më pas rikthehet në jetën e përtejme.

Pasi futet në fortesë, hex shikon plane për "super-armën" që Turnbull ka grabitur dhe ndërtuar. Në një pjesë tjetër të fortesës, Turnbull i shpjegon Burke se arma është projektuar nga Eli Whitney për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, por ata kishin dyshime për ndërtimin e saj pasi kishin parë forcën shkatërruese. Jonah përballet me Turnbull, duke vrarë shumë nga njerëzit e tij, por Turnbull arin të largohet ndërsa Hex merr një plagë, për pak fatale nga Burke por ja del ti shpëtojë. Ai bie në një fushë në pritje të vdekjes për disa ditë me rradhë. Turnbull për ti paraprirë rikthimit të Hex, dërgon Burke për ti sjellë dicka që Hex e ka përzemër. Burke rrëmben Lilah nga shtëpia publike. Turnbull teston super-armën në një qytet të vogël në Gjeorgji, i cili shfarroset, duke vrarë qindra civilë. Kur presidenti Grant vihet në dijeni, ndihmësit e tij raportojnë se nuk kanë dijeni se në cfarë pjese të shtetit mund të godasë Turnbull, dhe se nuk kanë aq fuqi ushtarake për të mbikqyrur festimet e njëqind vjetorit. Hex gjehet nga aleatët e tij, Amerikanët vendas, të cilët organizojnë një ceremoni që shëron Jonah. Tashmë i ringritur, ai i dërgon një mesazh togerit Grass se Turnbull planifikon të godasë Washington D.C. dhe më pas niset i vetëm drejt Portit të Pavarësisë për ta ndaluar.

Kur Jonah tenton të futet fshehuraz në Portin ku anija e Turnbull është ankoruar, Burke arrin ta dallojë dhe e sulmon. Hex arrin ta mposhtë dhe e vret, dhe më pas përdor fuqitë e tij për ta ringjallur, vetëm që të mund ta djegë përfundimisht trupin e tij. Jonah përgatitet të godasë Turnbull por ai ka kapur Lilah dhe detyron Hez që të dorëzohet. Ai i lidh Jonah dhe Lilah në bashin e anijes së tij dhe i thotë Jonah se dëshiron që ai të shikojë se si Bashkimi do të shkatërrohet. Anija largohet nga porti dhe drejtohet për në Washington D.C. Një vëzhgues i komanduar nga Togeri Grass ndërpret Turnbull, por shumë shpejt shkatërrohet nga arma e tij e montuar në kiçin e anijes.
Lilah arrin të hapë me tel prangat e saj duke liruar veten dhe Jonah. Ajo ndalon dy roje me pistoletat e saj ndërsa Jonah nxiton deri në kuvertë për të ndalur Turnbull. Turnbull jep urdhër për hapje të zjarrit. Arma mbulon të gjithë Ëashington D.C. dhe Turnbull urdhëron që të lëshohen raketat. Dyluftimi i tij me Hex i drejton për në dhomën e motorrit ku Hex hedh një sopatë të vogël drejt armës duke ndaluar shkrepjen e saj. Ai më pas mposht Turnbull duke ngecur kokën e tij në një ingranazh, përpara se të shpëtojë Lilah. Cifti më pas hidhet në det pak përpara se reaksioni kimik të marrë jetë në dhomën e motorrit duke vrarë Turnbull dhe të gjithë njerëzit e tij. Ditën tjetër, Presidenti Grant shpërblen Jonah me një shumë të konsiderueshme parash, duke i ofruar dhe një punë si Sherif i Shteteve të Bashkuara. Jonah refuzon, por siguron Presidentin se në qoftë se do të kenë nevojë për të do të kenë mundësi që ta gjejnë. Lilah po pret për të jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe së bashku largohen nga qyteti.
Në skenën e fundit, Jonah viziton varrin e Jeb duke i kërkuar të falur për vrasjen e të atit dhe më pas largohet nga varrezat së bashku me qenin e tij.

Rreth Filmit:
Në vitin 2000, 20th Century Fox ka zhvilluar një përshtatje bazuar në personazhin me televizionin, me producentët Akiva Goldsman dhe Robert Zappia, por projekti nuk kaloi dot në fazën e prodhimit. Në korrik 2007, Ëarner Bros. Pictures arritën të marrin të drejtat për personazhin dhe kërkuan të prodhojnë filmin. Goldsman së bashku me Andreë Lazar si producentë dhe Mark Neveldine me Brian Taylor si skenaristë, të cilët përshtatën filmin me librin me figura.Në Nëntor 2008, Neveldine dhe Taylors u tërhoqën nga posti i regjizorit për shkak të mosmarrveshjeve për punën krijuese me studion. Në Janar 2009, ata zgjodhën Jimmy Hayward për regjinë e Jonah Hex. Xhirimet e para janë kryer në Louisiana në Prill 2009.

Kritika:
Filmi është kritikuar së tepërmi. Komentet ne Rotten Tomatoes raportojnë se vetëm 13% e kritikëve kanë dhënë vlerësime pozitive për filmin bazhuar në 136 rishikime, për një rezultat mesatar prej 3.4/10. Konsensusi kritik është: "Josh Brolin jep maksimumin e tij, por ai nuk mund të mbajë Jonah Hex e shpërqendruar nga kolapsi në ekran.
Keith Phipps i The A.V. Club e ka vlerësuar me notën e rrallë "4" duke thënë se "81 minutat e Jonah Hex bënë që filmi të dukej si dicka e mbledhur në një afat kohor të shtrënguar. Roger Ebert shkroi: "Është bazuar në karakteret e DC Comics, të cilat mund të shpjegojne menyrën se si skenari rrotullohet rreth vetes. Ne dëgjojmë shumë për novelat grafike, por kjo ngjasn me tepër me një antologji grafike të ideve të cuditshme okulte.

Box Oficce:
Jonah Hex u rendit i 7-ti në fundjavën e debutimit me vetëm 5,379,365 dollarë të arkëtuara në 2,825 kinema. Në fundjavën e dytë filmi arkëtoi vetëm 1,627,442 dollarë duke u renditur i 10-ti. Filmi ndaloi shfaqjen ne 12 Gusht 2010, duke arkëtuar vetëm 10,547,117 dollarë përkundrejt buxhetit 47 milionë dollarë. Bazuar në të ardhurat e pakta të arkëtuara brenda vendit, filmi nuk është shfaqur së tepërmi jashtë Shteteve të bashkuara duke arkëtuar vetëm 500,000 dollarë.

Regjia Jimmy Hayward
Aktorë Josh Brolin, John Malkovich, Megan Fox, Michael Fassbender, Will Arnett, Michael Shannon
Zhanri Aksion, Dramë, Thriller
Minutazhi 81 min
Kompania Warner Bros.

Ushtria Amerikane i bën një ofertë gjahtarit të fuqishëm dhe ai nuk mund ta refuzojë : në
këmbim për lirimin e tij, ai duhet të ndaloj një terrorist i cili
është i gatshëm ta shkatërroj gjithë Tokën.

Për informacion për këtë film në IMDb: http://www.imdb.com/title/tt1075747/
Për të shkarkuar vetëm titrat shqip:
Shkarko filmin me titra shqip:
zSHARE MegaUpload FileServe

0 comments:


Leave a Reply

.