Titra Shqip nga UniVerseHub
.

[titra shqip] The Last Airbender [2010] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |

THE LAST AIRBENDER
Filmi fillon me katërmbëdhjetë vjecarin Katara që lakonte ujin dhe me vëllain e tij luftëtar pesëmbëdhjetë vjecar, Sokka, që e qorton sepse uji ra mbi të. Ata gjejnë një sferë të akullt me një djalë të quajtur Aang dhe një bizon fluturues të quajtur Appa të ngecur brenda. E panjohur për ta, Aang është Avatari i humbur prej kohësh, një figurë shpirtërore që mban botën në ekuilibër. Pas zhdukjes së tij, një nga katër kombet e botës, Kombi i Zjarrit, i shpalli luftë të tjerëve: Nomadëve të Ajrit, Klanit të Ujit dhe Mbretërisë së Tokës. Princi Zuko i Kombit të Zjarrit është në kërkim të Avatarit për ta sjellë si të burgosurin e të atit, Lordit Ozai. Zuko bashkë me disa ushtarë të Kombit të Zjarrit arrijnë në jug të Klanit të Ujit. Ai i kërkon që të nxjerrin të gjithë të moshuarit duke menduar se Avatari do të ishte një person i moshuar. Aang ka tatuazhe të vecanta të harkuesve të ajrit, të cilat e bëjnë të dyshimtë ndaj ushtarëve, duke qenë se Avatari i humbur është i fundit i Nomadëve të Ajrit të cilët janë harkues të ajrit. Aang dorëzohet te Zuko me kushtin që ai të largohet i vetëm nga fshati. Në anije Aang merret në pyetje nga xhaxhai i Zuko, Iroh dhe ata zbulojnë se ai është me të vërtetë Avatari. Kur ai informohet se është i burgosuri i tyre, Aang arratiset duke përdorur një avion pa motor dhe fluturon të bizoni i tij. Aand dhe shokët e tij të rinj, Katara dhe Sokka vizitojnë Tempullin e Ajrit dhe ai mëson se ai ka qenë në akull për një shekull gjatë të cilit Kombi i Zjarrit kishte shfarrosur të gjithë Nomadët e Ajrit, duke përfshirë edhe gardianin e tij, Murgun Gyatso. I dëshpëruar, ai futet në strukturën Avatar dhe e gjen veten në botën e shpirtrave ku një zë e pyet se ku ka qenë.

Pas pak, ata fluturojnë në një Mbretëri të vogël të Tokës të kontrolluar nga Kombi i Zjarrit. Grupi i Aang arrestohet sepse Katara tenton të ndihmojë një djalë të vogël që po ndiqej nga një patrullë. Ata nxisin një kryengritje me harkuesit e tokës, tashmë të mërzitur duke i kujtuar se toka i është dhënë atyre. Kataras i është dhënë një pergamenë që ajo e përdor për të përsosur teknikat e lakimit të ujit dhe të ndihmojë Aang për të mësuar këto teknika, gjatë rrugës për në pjesën veriore të Klanit të Ujit që të clirojë fshatarët e tjerë të Mbretërisë së Tokës. Gjatë rrugës për në Tempullin e Ajrit në pjesën veriore, Aang tradhëtoher nga një fshatar dhe kapet nga një grup shigjetarësh të Kombit të Zjarrit, të udhëhequr nga Admirali Zhao. Sidoqoftë, një grabitës i maskuar, “Shpirti Blu”, e ndihmon Aang të arratiset. I vetëdijshëm që Zuko është “Shpirti Blu”, Zhao planifikon të vrasë princin. Zuko i mbijeton tentativës për ta vrarë. Me ndihmën e Iroh ai arrin të futet fshehurazi në anijen e Zhaos të drejtuar per në pjesën veriore të Klanit të Ujit për të përmbushur planin që ai dhe Ozai kishin ndërtuar.
Sapo arrijnë, grupi i Aang mirëpritet nga vendasit e Klanit të Ujit. Menjëherë Sokka shoqërohet me princeshën e Klanit të Ujit, Yue. Pas disa marrveshjesh, një mjeshtër i lakimit të ujit, Pakku, i mëson Aang teknikat e lakimit. Shpejt, Kombi i Zjarrit arrin dhe Zhao fillon sulmin ndërsa Zuko fillon kërkimin për Avatarin, duke e kapur Aang kur ky i fundit po hynte në botën e shpirtërave, për të gjetur dragoin e shpirtit në mënyrë që të mund të mposhtë Kombin e Zjarrit. Kur rikthehet në trupin e tij, Aang ndeshet me Zuko përpara se Katara ta ngrijë. Ndërsa beteja përshkallëzohet, Iroh shikon Zhaou kur pret Tuin, Shpirtin e Hënës, duke bërë që gjithë lakuesit e ujit te humbin fuqitë e tyre. Yue shpjegon se Shpirti i Hënës i kishte dhënë jetë, të cilën ajo ishte gati ta rikthente. Ajo vdes pasi i jep jetë Shpirtit të Hënës. Zhao mbytet nga lakuesit e ujit pasi Zuko dhe Iroh e kishin lënë vetëm. Aang përdor oqeanin për të zmbrapsur ushtrinë. Tashmë ai shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij si Avatar. Aang, Katara dhe Sokka përgatiten të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Mbretërinë e Tokës, që të gjejnë një mjeshtër të lakimit të tokës për të mësuar Aang. Kur arrin lajmi për vdekjen e Zhaos dhe tradhëtinë e Iroh, te Lordi Orzai, ai ngarkon të bijën Azula për të kapur xhaxhain e saj, si dhe Zukon.
Produksioni:
Në 8 Janar 2008, Paramount Pictures dhe Nickelodeon Movies deklaruan se kishin punësuar M. Night Shyamalan për të shkruar dhe prodhuar triologjinë aksion bazuar në Avatar: The Last Airbender.
Produksioni filloi nga fundi i vitit 2008, ndërsa xhirimet filluan në Mars 2009 në Greenland. Pas 2 javësh ekipi i xhirimit dhe trupa e aktorëve u zhvendosën në Reading, Pennsylvania, ku u punua për javë të tëra me efektet speciale. Një ekip kërkuesish gjetën Pagodan në Malin Penn, e cila shërbeu si një tempull i vjetër në film.
Xhirimet u kryen gjithashtu në Ontelaunee dhe në Kullën Përkujtimore të Zjarrit Ëilliam Penn në Pennsylvania. Aty ekipi i xhirimit kërkoi për salla për të xhiruar skenat që ndodhnin brenda por nuk gjetën ndërtesa të larta që të përmbushnin kërkesat e tyre kështu që xhirimet e tjera u kryen në Philadelphia.

Kritika:Filmi ka pasur më tepër komente negative se sa pozitive.
The A. V. Club e vlerësoi filmin me F, duke kritikuar performancën e aktorëve të rinj në moshë. The Hollyëood Reporter deklaroi se përzgjedhja e gabuar e kastit të aktorëve bëri që filmi të humbte besueshmërinë, por lavdëroi punën e aktorit kryesor Aang.

Scott Boëles i USA Today shkroi një koment të favorshëm për filmin duke thënë se Shyamalan dha dicka në skenat me dyluftime dhe që filmi ishte i denjë për një film fëmijësh. Ai gjithashtu shtoi se skenari i dobët bëri që disa skena të ishin si të ngrira. Një tjetër koment pozitiv erdhi nga Stephanie Zacharek e cila vlerëson mënyrën se si Shyamalan shfaq artin e dyluftimit dhe lëvizjet njerëzore.

Box Oficce:The Last Airbender përflitej se do të shfaqej në verën e vitit 2010 deri kur u shfaq në datën 1 Korrik 2010. Në mënyrë që të mos ngatërrohej me Avatar të James Cameron, emri i filmit u ndryshuar nga Avatar: The Last Airbender në The Last Airbender.

Filmi arkëtoi 16 milionë dollarë në ditën e parë dhe 16,6 milionë në ditën pasardhëse. Në ditën e 5-të filmi kishte arkëtuar 69.3 milionë, nga të cilat 54% ishin vetëm nga kinematë 3-D. Pas 15 ditësh filmi kishte arkëtuar 107.4 milionë. Gjatë fundjavës së dytë të ardhurat ranë me 59% në krahasim me javën e parë por gjithsesi është filmi i Shyamalan me më tepër të ardhura.

Faqja zyrtare e The Last Airbender

Regjia M. Night Shyamalan
Aktorë Noah Ringer, Nicola Peltz, Jackson Rathbone, Dev Patel, Shaun Toub, Aasif Mandvi, Cliff Curtis
Zhanri Aksion, Aventurë, Familjar, Fantazi
Minutazhi 103 min
Kompania Paramount Pictures

Për më shumë informacion për këtë film: http://www.imdb.com/title/tt0938283/

Shkarko filmin:
FileServe:
http://www.fileserve.com/file/zZXTPMH/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part01.rar
http://www.fileserve.com/file/tepwTgU/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part02.rar
http://www.fileserve.com/file/WjGywa8/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part03.rar
http://www.fileserve.com/file/4MXb88u/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part04.rar
http://www.fileserve.com/file/aUySMMs/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part05.rar
http://www.fileserve.com/file/psEc8Va/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part06.rar
http://www.fileserve.com/file/8cE4DFy/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part07.rar
http://www.fileserve.com/file/FQurNUs/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part08.rar
http://www.fileserve.com/file/DkrkKKc/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part09.rar
http://www.fileserve.com/file/GTChZrj/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part10.rar
http://www.fileserve.com/file/wFdAmeK/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part11.rar
http://www.fileserve.com/file/qJDP7q3/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part12.rar
http://www.fileserve.com/file/Rv54SuQ/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part13.rar
http://www.fileserve.com/file/U776edx/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part14.rar
http://www.fileserve.com/file/NdPFhbv/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part15.rar
http://www.fileserve.com/file/bZBW4Nm/TheLastAirbender2010_DVDRip3D-DiAMOND.part16.rar



Për të shkarkuar titrat:
për The.Last.Airbender[2010]DvDrip-aXXo dhe The.Last.Airbender.2010.DVDRip.XviD.AC3-ViSiON
http://www.multiupload.com/NRBQRZNBIN

0 comments:


Leave a Reply

.