Titra Shqip nga UniVerseHub
.

Despicable Me [2010] [titra shqip] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: , , , , |




Kur një autobuz i mbushur me turistë Amerikanë ndalon përpara Piramidës së Madhe të Gizës në Egjipt, një djalë i quajtur Justin bie mbi të për të zbuluar se ajo është vjedhur dhe zëvendësuar me një kopje prej gome. Lajmi shokon gjith botën duke u shndërruar në një mister.

Në mes të një lagjeje periferike gjendet një shtëpi e zezë me një lendinë të vdekur përpara. Fqinjët nuk e dinë se poshtë saj ndodhet streha e nje kopuku të njohur me emrin Gru dhe ushtria e tij e miqve, të cilët janë disa krijesa të vogla të imëta të verdha në formë pilule me pantallona të gjera dhe syze. Kur ai mëson për vjedhjen e Piramidës, krenaria e tij preket rëndë dhe vendos që të kryejë vjedhjen më të madhe në histori, që është vjedhja e Hënës. Gru përpiqet të marrë një kredi nga Banka e Keqbërësve, ku takohet me një kopuk të ri të quajtur Vector. Kur Gru po lexonte projektet e vjedhjes së Hënës, Vector e mërzit së tepërmi duke folur për emrin e tij dhe armën e tij të re, një pistoletë që gjuante piranja. Z. Perkins, presidenti i bankës refuzon ti japë kredinë deri në momentin që ai do të marrë rrezen zvogëluese që i nevojitet për planin. Ai i thotë Gru se është plakur së tepërmi dhe se kopukët e rinj janë të shumtë dhe kanë më tepër para, si Vector, i cili zbulohet të jetë ai që vodhi Piramidën e Gizës. Ndërsa Gru largohet nga banka, qëllon Vector në kokë me armën e tij paralizuese, ndërsa ai tentonte të mbushte armën e tij me piranja.

Gru dhe ushtria e tij vjedhin rrezen zvogëluese nga një laborator sekret në Azinë Lindore, por Vector e vjedh atë menjëherë prej tij dhe zvogëlon anijen e Gru si shenjë hakmarrjeje ndaj ngrirjes së tij. Gru tenton ta rimarrë por të gjitha përpjekjet e tij për të hyrë në bazë rezultojnë si tentativa të kota. Pasi shikon tre vajza jetime të quajtura, Margo, Edith dhe Agnes të hyjnë në bazë për të shitur biskota, ai vendos ti adoptojë ato nga Znj. Hattie, në mënyrë që ti përdorë për të vjedhur sërish rrezen zvogëluese. Vector ka vënë një rregull për biskotat, kështu që Gru nëpërmjet asistentit të tij Dr. Nefario, ndërton disa robotë në formë biskotash për të hyrë fshehurazi nëpër kuti. Robotët në formë biskote janë të programuar për tu futur në bazën e Vector, me qëllim që të ndihmojnë në vjedhjen e rrezes zvogëluese. Vjedhja për pak dështon ndërsa robotët papritur mbyllin Gru brenda në bazë, por ai dhe miqtë e tij arrijnë të dalin nga hyrja kryesore.
Gjatë rrugës për në shtëpi, vajzat e pyesin në qoftë se mund të shkojnë në një park argëtimi të quajtur Super Silly Fun Land. Gru pranon ti shpjerë në park, me qëllimin që ti braktisë atje, por detyrohet të hipë me to në slitë duke u kënaqur së tepërmi dhe duke ndjerë një farë keqardhjeje për vajzat. Më pas në shtëpi, ai përpilon planin e tij dhe ja prezanton Z. Perkins ndërsa ndërpritet nga vajzat. Perkins e habit sërish kur ja refuzon kredinë sërish, duke thënë se edhe pse nuk ka asnjë problem me planin, ai sërish nuk do që Gru të jetë ai që do ta realizojë, por një kopuk më i ri në moshë. Gru përjeton një rikthim në fëmijërinë e tij, ku dëshironte që të shkonte në Hënë pasi kishte parë uljen e parë të Hënës. Ndërsa ai përpiqet ti bëjë përshtypje të ëmës në mënyrë që ta bëjë krenare, asaj nuk i bënjnë përshtypje veprimet e të birit. Perkins merr në telefon Vector, ku i tregon se Gru ka rrezen zvogëluese. Vector e njeh vajzën që i shiti biskota dhe kupton se mund të jetë duke punuar për Gru. Ai siguron të atin se do të jetë ai që do të vjedhë Hënën. Gru për pak sa nuk e braktis planin e tij për shkak të mungesës së fondeve, por miqtë e tij dhe vajzat kontribuojnë për mbarëvajtjen e planit.

Pasi një muaji ose më shumë, Nefario, fillon ti shohë vajzat si argëtim për Gru dhe thërret Znj. Hattie që ti marrë sërish në jetimore, pasi pretendon se Gru donte ti kthente ato sërish. Si Gru ashtu edhe vajzat mërziten për këtë fakt. Vjedhja e hënës dhe recitali i rëndësishëm i vajzave rezultojnë të jenë në të njëjtën ditë. Duke qenë i mërzitur, Gru niset në fluturim drejt hënës.

Ai zvogëlon Hënën, e fut në xhep, dhe nxiton të rikthehet në Tokë ku gjen biletën e recitalit dhe kupton se është në kohë për të shkuar atje. Sidoqoftë recitali ka mbaruar kur Gru arrin atje. Në karrigen e rezervuar për të ai gjen një shënim nga Vector i cili i kërkon hënën në këmbim të vajzave. Pasi Gru i dorëzon hënën, Vector nuk e përmbush marrveshjen duke mbajtur si hënën ashtu edhe vajzat. Kjo gjë mërzit së tepërmi Gru, i cili dërgon një stuhi në strofullën e Vector. Vector arrin të largohet nga strofulla pasi përpjekjet e tij për ta ndaluar stuhinë rezultojnë të kota, ndërsa vajzat ndodhen akoma brenda. Gru vazhdon ta ndjekë duke ngjitur piramidën e maskuar, në pjesën e jashtme të anijes, dhe për pak sa nuk bie, kur shpëtohet nga Dr. Nefario që është në drejtimin të njëjtës anije që u zvogëlua nga Vector, tanimë të rikthyer në madhësinë e mëparshme. Nefario tregon se efekti i zvogëlimit është i përkohshëm përpara se cdo gjë të rikthehet në normalitet. Ndërsa Gru vazhdon të ndjekë Vector, efekti i zvogëlimit të hënës fillon të venitet, duke shkaktuar zmadhimin e hënës që shkatërron bulzën e xhamtë ku ndodheshin vajzat. Gru me ndihmën e miqve të tij arrin ti shpëtojë vajzat, ndërsa hëna bën që Vector të humbasë kontrollin duke u drejtuar drejt orbitës së bashku me hënën.
Pasi lajmi përhapet me një shpejtësi marramendesë se hëna është rikthyer në vendin e saj, njerëzit fillojnë të pyesin veten se kush mund të jetë ky hero i ri dhe se cdo të bëjë më pas.

Gru dhe vajzat fillojnë ndreqen për të jetuar një jetë të lumtur si një familje e vërtetë ndërsa Vector ka ngecur në hënë. Vajzat japin një recital special për miqtë, Gru dhe të maman e tij, e cila pas shumë vjetësh që shpërfillte të birin, më së fundi i thotë se është krenare për të. Muzika ndryshon nga Liqeni i Mjelmave në Ju Duhet Të Ishit Duke Kërcyer, dhe të gjithë të pranishmit hipin në skenë për të kërcyer.

Rreth Filmit:
Despicable Me është një film vizatimor dhe një komedi e vitit 2010, në formatin 3-D nga Universal Pictures dhe Illumination Entertainment, që është shfaqur për herë të parë në 9 Korrik 2010 në Shtetet e Bashkuara. I githë filmi është animuar në studiot Franceze, Mac Guff në Paris, Francë.

Filmi flet për një kopuk të quajtur Gru, i cili planifikon të përdorë tre vajza të varfëra si ushtarë për një plan të madh, por e gjen veten të ndryshuar tërësisht nga dashuria e tyre e pafajshme.

Despicable Me është pritur shumë mirë dhë ka marrë komente pozitive nga kritikët duke arkëtuar 246 milion dollarë nga një buxhet prej 69 milion dollarësh.

Kritika:
Filmi ka marrë kritika pozitive nga kritikët. Metacritic që vlerëson filmat me një normë nga 0-100 e ka vlerësuar filmin me 72 duke u bazuar në 34 komente të kritikëve.

Roger Ebert i Chicago Sun-Times ka lavdëruar filmin, duke e vlerësuar me 3 nga 4 yje të mundshëm. Komente të tjera pozitive kanë ardhur nga Michael Phillips i Chicago Tribune dhe Peter Travers i Rolling Stone.

Në të kundërt A. O. Scott i New York Times nuk e pëlqeu fimin duke thënë: “Ndërsa nuk ka asnjë gjë të neveritshme, nuk ka as ndonjë gjë për tu mbajtur mend”. Mick Lasalle i San Francisco Chronicle shkroi: “Nuk ka asnjë gjë që ta mbajë të lidhur audiencën. Natyrisht askujt nuk i intereson nqs ky person mbetet si keqbërësi më i madh në botë.

Box Oficce:
I nxjerrë në treg në 9 Korrik 2010, në Shtetet e Bashkuara, Despicable Me u shfaq në vend të parë duke arkëtuar 56.3 milionë dollarë, duke u renditur si filmi i tretë me të ardhura më të mëdha për filmat e animuar në 2010, pas Toy Story 3 dhe Shrek Forever After. Në fundjavën e pasrdhëse filmi u rendit në vend të dytë pas Inception me 32.8 milionë të ardhura ndërsa në fundjavën e tretë arkëtoi vetëm 23.8 milionë dollarë. Në 5 Gusht 2010 filmi kaloi shumën e 200 milion dollarëve.
Në fundjavën nga 3-5 Shtator 2010 filmi kaloi Shrek Forever After duke u shndërruar në filmin e dytë të animuar me më shumë të ardhura në Shtetet e Bashkuara dhe Canada, pas Toy Story 3.

Sidoqoftë, në totalin e të ardhura në mbarë botën, vazhdon të mbetet pas Shrek Forever After dhe Toy Story 3. Deri në 17 Tetor 2010 filmi kishte arkëtuar 247,519,950 dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Canada si dhe 199,000,000 jashtë vendit për një total prej 446,519,950 dollarësh kundrejt një buxheti prej 69 milionë dollarësh.
Regjia Pierre Coffin, Chris Renaud
Aktorë Steve Carell, Jason Segel, Russell Brand, Julie Andrews, Will Arnett, Kristen Wiig, Miranda Cosgrove, Dana Gaier, Elsie Fisher
Zhanri Animuar, Komedi, Familjar
Minutazhi 95 min
Kompania Universal Pictures


Më shumë informacion: http://www.imdb.com/title/tt1323594/

Shkarko titrat shqip KËTU Despicable Me (2010)



Updated!!! 

Frozen (2010)

Shkarko titrat shqip KËTU


0 comments:


Leave a Reply

.