Titra Shqip nga UniVerseHub
.

Dinner for Schmucks [2010] [titra shqip] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: , , |


 

Tim Conrad është një ekzekutiv i nivelit të mesëm, i cili siguron një bashkëbisedim me biznesmemin e pasur Martin Mueller për disa ide të reja mbi llampat që do të përbënin një risi. I magjepsur nga zgjuarsia e tij, shefi përkatës Lance Fender e fton në “darkën e fituesve” për të cilën ai duhet të gjejë dhe të marr me vete një person me një talent të vecantë. Fituesi merr një trofe dhe ekzekutivi që e sjell merr lavdinë. Ai shumë shpejt mëson se kjo në të vertetë ngjason më tepër me “darkën e idiotëve”, dhe se të ftuarit do të jenë objekt talljeje gjatë gjithë kohës. Ndërkohë, e dashura e Tim, Julie hedh idenë e artistit të cuditshëm Kieran Vollard, dhe Tim i propozon por pa sukses, sic kishte ndodhur dhe shumë herë të tjera më parë. Pasi mëson për natyrën e egër të darkës, Julie e detyron të mos marrë pjesë.
Ditën tjetër, Tim aksidentalisht godet me makinë punonjësin e IRS, Barry Speck i cili po përpiqej të gjente një mi të ngordhur në rrugë. Duke parë sjelljet e cuditshme të Barry-t, Tim kupton se ai është i humburi i duhur për darkën. Atë natë, Barry shfaqet papritur në apartamentin e Tim dhe ka ftuar edhe Darla, e cila ka kaluar një njatë me Tim disa vite më parë dhe ka kohë që e përndjek. Barry tenton të largojë Dalran por gabon kur mendon se Julie është ngacmuesja e Tim, duke bërë Julie të mendojë se Tim ka një lidhje tjetër. Më pas, Barry hap derën për të gjetur Darlan aty jashtë. Ndërsa Tim fshihet në dhomën e tij, Darla dhe Barry fillojnë të përleshen në bar, duke bërë që Darla të largohet nga frika. Gjatë kohës që është në dhomën e tij, Tim mendon se Julie mund të jetë duke e tradhëtuar me Vollard. Ata shkojnë te apartamenti i tij dhe kuptojnë se ajo është nisur për te ferma e tij. Tim dhe Barry e ndjekin për te ferma e Vollard, ku Tim aksidentalisht fyen Barryn, por përmirëson cdo gjë dhe shkojnë për darkën te Mueller, pavarësisht drekës katastrofike atë pasdite.

Barry është një sukses për grupin dhe është drejt fitores së titullit, por papritur shefi dhe rivali i tij Therman Murch, i cili i ka vjedhur të shoqen, shfaqet aty dhe fillon të luajë me mendjen e Barry-t. Pas kësaj Tim i tregon Barryt cdo gjë dhe pasi i jep kurajo ai arrin që të bëjë Barryn të fitojë, përpara se të bënte shefin dhe ekzekutivët e tjerë të tregonin të gjithë të vërtetën. Një i ftuar reagon shumë keq ndaj lajmit dhe shkakton një kaos total ku Mueller humb gishtin e tij. Një zjarr bie, Tim pushohet nga puna, si dhe Julie pasi Barry bën Vollard të kuptojë se do të ishte një problem po ta mbante atë. Në fund, Tim martohet me Julie, Barry krijon një lidhje me Darla, bën disa punime arti dhe jep një shfaqje mujore të quajtur “Mëngjes për kampionë” për të gjithë të humburit. Therman shkruan një libër në spitalin psikiatrik, Tim hap një muzë në Zvicër për Mueller-in.

Pas titrave të filmit, shfaqet kompania e Fender-it që ka falimentuar dhe Revista Forbes e ka quajtur “Humbësi më i madh në botë”.

Produksioni:
Buxheti i filmit u nda ndërmjet studiove shpërndarëse Paramount Pictures, DreamËorks Pictures dhe Spyglass Entertainment. Buxheti për prodhimin e filmit ishte 69 milionë dollarë, por falë taksave kosto shkoi në 62.7 milionë.
Xhirimet e darkës u kryen në të njëjtin vend ku me parë kishte qenë Rezidenca Ëayne në serialin televiziv Batman në vitet 1960.

Kritika:
Filmi ka marrë komente të ndryshme. Kritikët kanë të njëjtin mendim: “Nuk i nderon burimet e tij, ose aktorët e tij kryesorë, ashtu sic duhet, por Dinner for Schmucks ofron një komedi ushqyëse me shpresë. Metacritic e cila jep vlerësime për filmat deri në 100 e vlerëson me 57 bazuar në 35 komente.

Box Oficce:
Shfaqja e Dinner for Schmucks u shty me një javë për në 30 Korrik 2010, për të shmangur konkurrencën me Salt dhe Inception.

Filmi ka arkëtuar 8.4 milionë dollarë në ditën e parë duke u renditur i dyti, pas Inception. Filmi ka arkëtuar 23.3 milionë në fundjavën e hapjes, duke u renditur i dyti për fundjavën nga 30 Korrik deri në 1 Gusht.

Regjisor: Jay Roach

Skenaristë: David Guion, Michael Handelman

Yje: Steve Carell, Paul Rudd dhe Stephanie Szostak

Kohëzgjatja: 114 minuta  

Zhanri:  Komedi

Data e daljes: 30 Korrik 2010 (SHBA)

Me aktorët: Steve Carell, Paul Rudd, Stephanie Szostak, Zach Galifianakis, Jemaine Clement, Lucy Punch

Box Office

Fundjava e daljes: $23,527,839 (SHBA) (1 Gusht 2010) (2911 Kinema)

E përgjithshme: $72,980,108 (SHBA) (10 Tetor 2010)


Më shumë informacion: http://www.imdb.com/title/tt0427152/

Shkarko filmin me titra shqip KËTU Dinner for Schmucks (2010)

0 comments:


Leave a Reply

.