Titra Shqip nga UniVerseHub
.

[titra shqip] Shutter Island [2010] [UniVerseHub]

Posted by UniVerseHub | | Category: |

SHUTTER ISLAND
Në 1954, marshalli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tedy Daniels dhe partneri i tij i ri Chuck Aule shkojnë në Shutter Island, vend në të cilin ndodhet spitali psikiatrik Ashecliffe, për të investiguar zhdukjen e një të burgosure, vrasëses seriale Rachel Solando, e cila është arratisur pavarësisht se mbahej e mbyllur në qeli nën një mbikqyrje të rreptë.

Duke vizituar dhomën e Rachel, Teddy dhe Chuck zbulojnë një mister që duket se të çon te pacienti 67. Teddy gjithashtu i tregon Chuck që ai është atje për të marrë hak për vdekjen e të shoqes Dolores, e cila është vrarë para dy vjetësh nga një pacient i burgosur, Andrew Laeddis. Ndërsa një uragan godet ishullin, Teddy dhe Chuck hetojnë Ward C ku Teddy mendon se ketu zhvillohen eksperimente qeveritare si në kampet e përqëndrimit me barna psikotrope. Një i burgosur i thotë Teddy-t qe Chuck nuk është për tu besuar.

Kur Teddy dhe Chuck kthehen në zonën kryesore të spitalit, aty ndahen. Teddy zbulon një ish psikiatër që fshihet në shpellat ujore dhe hiqet sikur nuk ka shokë dhe është gjithashtu një i burgosur. Rrugës për në spital Teddy nuk po e gjen dot Chuck dhe i thonë që ai nuk ka pasur partner me vete. Ai arratiset dhe shkon deri te fari pwr tw shpwtuar Chuck.

Pasi vë me shpatulla pas murit drejtorin e spitalit, Dr. Cadley, Teddy-t i thanë që ai është Andrew Laeddis (anagramë e emrit të tij) dhe që ai ka vrarë bashkëshorten e tij dy vjet më parë pasi ajo kishte vrarë tre fëmijët e tyre. Teddy/Andrew ka jetuar nje jetë imagjinare, të cilën ia kishte këshilluar Dr. Cawley dhe "Chuck" (në të vërtetë psikiatri i tij Dr. Sheehan, për të detyruar pacientin të përballej me të vertëtën, ose në të kundërt t’i nënshtrohej një tajtimi mjekësor rrënjësor. Teddy/Andrew kuptoi që ka vrarë të shoqen. Ky zbulim tregon që ai është drejt shërimit.

Rreth filmit

Filmi u caktua që të shfaqte premierën nga Paramount Pictures në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada në 2 tetor 2009. Paramount më vonë njoftoi që do të shtyhej dita e premierës në 19 shkurt 2010.
Thuhet se data e premierës u shty si pasojë e një pamundësie financiare per të shpenzuar 50 – 60 milion dollarë nga Paramount për marketing dhe pamundësia e DiCaprios për të promovuar filmin në mbare boten.
Premiera u shfaq në Festivalin e 60 Ndërkombetar të Filmit në Berlin si konkurrues në 13 shkurt 2010.

Box Office

Vetwm nw ditwn e parw filmi arkwtoi 41 milion dollarë. Ai u rendit në vend të parë për dy fundjava rradhazi. Nw 14 prill 2010 filmi kishte arkëtuar 125,214,018 $ në Amerikën e Veriut dhe 121,507,121 $ në vende të tjera për një total prej 246,721,139 $.

Regjia Martin Scorcese
Aktorë Leonardo Di Caprio, Mark Ruffalo, Ben Kingsley, Michelle Williams, Max von Sydow.
Zhanri Dramë, Mister, Thriller
Minutazhi 138 min
Kompania Paramount Pictures

 Për të shkarkuar filmin dhe titrat shqip:
Për të shkarkuar filmin:
FileServe>
http://www.fileserve.com/file/WZAZdNQ
HotFile>
http://hotfile.com/dl/68294069/19dcafd/Shutter_Island2010DvDripEng-FXG.part1.rar.html
http://hotfile.com/dl/68294088/ce21ac5/Shutter_Island2010DvDripEng-FXG.part2.rar.html
http://hotfile.com/dl/68294477/951995a/Shutter_Island2010DvDripEng-FXG.part3.rar.html
http://hotfile.com/dl/68294493/d85fe20/Shutter_Island2010DvDripEng-FXG.part4.rar.html
http://hotfile.com/dl/68295006/103857d/Shutter_Island2010DvDripEng-FXG.part5.rar.html
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=DWQIAHYU
Për të shkarkuar titrat:
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=7P2MT1F8


Për të shkarkuar filmin me titra të ngjitura:
Megaupload>
http://www.megaupload.com/?d=50QPXRBI

0 comments:


Leave a Reply

.